Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shkojnë te vrasësi më të madh serial në histori e tyre, e që është Samuel Little, 79 vjeç. Ai ka pranuar 93 vrasje, dhe 50 sosh janë konfirmuar nga FBI deri më tani.
Shumica e viktimave tij janë shkaktuar në mes të viteve 1970 dhe në 2005.
Ai në fakt po vuan një dënim të përjetshëm që nga viti 2014, kur u shpall fajtor dhe u dënua për tre vrasje. Por numri i vdekjeve duket të jetë shumë më i lartë.
“Samuel Little besonte me vite që policia nuk do ta zbulonte atë dhe askush nuk merrej me viktimat e tij”, tha Christie Palazzolo, një hetues mjeko-ligjor në FBI. “Megjithëse ai tashmë është në burg, FBI beson se është e rëndësishme që të gjykohet për çdo viktimë dhe të mbyllet çdo rast i mundshëm.”
“Një numër i madh i këtyre vdekjeve janë shënuar si një mbidozë, një aksident ose shkak i vdekjes nuk është përcaktuar. Disa trupa nuk janë gjetur kurrë”, shton FBI.
Ish-boksieri, i njohur gjithashtu si Samuel McDoëell, u arrestua për herë të parë në vitin 2012 në një strehë të pastrehësh në Kentucky. Ai u ekstradua në Kaliforni si pjesë e një çështje droge.
Aty, falë gjurmëve të ADN-së, autoritetet e lidhën atë me tre raste të pazgjidhura, të njohura si “raste të ftohta”, për të cilat ai u dënua në vitin 2014 për vrasjen e tre grave në Los Angeles midis 1987 dhe 1989. Të trija u rrahën dhe u mbytën