Arti Reçi, sportisti me prejardhje nga Struga, thyen rekord të ri në garat suedeze
Arti Reçi ka triumfuar të shtunën në garat e Olimpiadës së Växjö-s në Suedi, duke u renditur në vendin e parë në garat e atletikës. Ai regjistori një rekord të ri në garën me 800 m, në kohë prej 2.14.49 sek, një rekord ky që nuk ishte thyer që 30 vite.
Reçi theu poashtu rekord në garën me 60 m, me kohën prej 7.76 sek për grupmoshën 14 vjeçare. Por këto nuk janë sukseset e vetme të tij, sepse edhe vitet e shkuara ai kishte dy rekorde në garën me 600 metra. Reçi është gjithashtu aktiv në sportin e futbollit, ku mban titullin e kapitenit për ekipin Öster në qytetin e Växjö-s, një ekip ky që u radhit në vendin e tretë të Cupes Suedeze U14 -2019.
Arti Reçi tregon që të qenurit pozitiv, të mbajturit përgjegjësi për atë që bën dhe dashuria e tij për sportin, kanë bërë që sukseset e tij të jenë të njëpasnjëshme. Një gjë tjetër e rëndësishëme është edhe mbështetja e prindërve, janë ata që ia hapën dyert dhe e prinë drejt çdo suksesi. Sipas tij është shumë e rëndësishme që prindërit t’i mbështesin fëmijët e tyre talentë, sepse vetëm kështu ata do të mësojnë rrugën e drejtë për të shkuar drejt triumfit.
Ëndrra e Artit është të radhitet një ditë në listën e atletëve më të mirë të botës, apo të luajë në një ekip të njohur futbollistik. Ajo që i mbetet tani është puna e pashtershme dhe dëshira për të arritur këto qëllime.
Arti Reçi ështê djali i Arijeta dhe Mani Reci i cili i falenderon këta të fundit për pêrkrahjen e vazhdueshme.