
Xhemi Hajredini
SHM “HAJDAR DUSHI” – Ladorisht
Tetor 1991 – Qershor 1996
Më 2 tetor 1991, 28 vite më parë, u themelua Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Ladorisht. Respekt e nderime për të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo forme, morale, fizike, materiale për realizimin e atij projekti historik, arsimor dhe kombëtar.
Misionin e tij, Gjimnazi “Hajdar Dushi” e kreu në mënyrë të shklqyer. U hapën dyert e shkollës së mesme ekzistuese “Niko Nestor” në qytet dhe 10 vjet më vonë, në shtator të vitit 2006 u themelua Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”, që është vazhdimësi e Gjimnazit “Hajdar Dushit”, por me një emër tjetër të një rilindasi strugan.
Gjimnazi “Hajdar Dushi”, kjo çerdhe e promovimit të vlerave dhe manifestimeve të shumta arsimore dhe kulturore, ka zënë një vend meritor në historinë tonë.
