Pasho Mustafai dhe Loriana Ramo të artë në Prishtinë
Ditën e diel (29.09.2019) në lagjen Bradhosh të Prishtinës, në kolgjin Univers u zhvillua turneu ndërkombëtar në karate “Kupa e Kastriotit” për nder të “Java Evropiane e Sportit” – “BeAktive” nën organizim të Federatës së Karatesë së Kosovës dhe Ministrisë së Kilturës dhe Sportit të Kosovës.
Në këtë aktivitet, me shtatë sportistë, u paraqit edhe K.K “Drini” nga Struga, duke u stolisur me pesë medalje, nga të cilat: dy të arta, dy të argjenta dhe një të bronztë.
Në këtë garë shkëlqyen Pasho Mustafi dhe Loriana Ramo që u stolisën me medalje të arta.
Por shijen e artë kishin edhe Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali të cilët ishin të shkëlqyeshëm dhe bën një paraqitje shumë premtuese për në të ardhmen, por këtë radhë u stolisën me medalje te argjentë. Drini Hajredini i bronztë në këtë aktivitet, i cili ne rrethin e parë bëri një luftë shumë të bukur duke e fituar 3:0 dhe pësoi në rrethin e dytë. Pa medalje këtë radhë mbetën Velerda Seferi dhe Zana Xheladini. Ndihmës trajnere në
këtë aktivitet ishte Besa Lleshi.
Jam shumë i kënaqur me rezultatin e sportistëve të cilët po rrisin formën e tyre nga aktiviteti në aktivitet.



