Struganët dhe mërgimtarët e Strugës kudo që jetojnë nëpêr botë gjithmonë dhe historikisht e kanë zgjatur dorën e mirësisë,dorën e ngrohtë ndaj nevojtarëve, njerëzve ekstremisht të varfër, të lënë pasdore,ku institucionet e shtetit në shumë raste nuk kanë bërë detyrën por shpirti human i struganëve dhe shqiptarëve e ka kryer misionin human duke ua sjell buzëqeshjen qindra e qindra familjeve strugane në nevojë.
Kjo mision dhe fisnik i struganëve bujar kudo nëpër botë u krye me sukses edhe në rastin e fundit shumë të prekshëm ku goditi dhe përloti shpirtin dhe zemrën e gjithsecilit, të cilët për një kohë rekord grumbulluan paratë e nevojshme për shërimin e vogëlushit, engjëllit Skënder Borova i cili është në klasë të dytë!
Kulmi i gëzimit të struganëve dhe familjarëve të tij u shënua kur kuptuan se shuma e duhur u ngrumbullua në kohë rekord dhe se struganët nuk e lënë për asgjë në botë humanizmin dhe njerêzit në nevojë!
Të gjithë i drejtuan duartë lartë duke u lutur për shërimin e Skênder Borovës!
Faleminderit strugan,faleminderit o ju njerëz me zemêr të madhe!
Edhe zemra e vogël e Skênder Borovës në këto momente thotë “Faleminderit strugan,faleminderit shqiptar, ju jeni më të mirët në botë”!
Zoti ju bekoftë!
Lindim Etemi