“DASHURIA E PADËSHIRUAR”
Në vitin 1999 u njoftova me një të panjohur,ai kërkoj strehim tek unë. Ishte i pashëm dhe tërheqës, thjesht “simpatik”.Ja dhashe dhomën më të mirë, me tavolinën e punës më të mirë.Më tha se jeton në “poligami” me shumë gra,dhe me shumë fëmijë.Pas,një kohe “simpatikut” i erdhi një nga fëmijët, një “djal” i vogël i thatë. Këtë e quajta “picimul”pasi nga dita e parë, nuk na lente rahat as ditën as natën. Por, picimuli pas gjashtë muajsh u bë i bukur, i rritur dhe shumë tërheqës.Të gjithë anëtarët e familjes sime: djali im, nipërit,mbesat u “dashuruan” te “picimuli”simpatik. Natën gjumin e bënin me “picimulin” në dhomë, shëtisnin për dore me picimulin, te “sofra” uleshin me picimulin. Këtë “dashuri të padëshirueshme” u mundova ta zvogloj, por ndodhi e kundërta,dashuria u bë gjithnjë më e fortë. “Simpatiku” dhe “picimuli” u bën si “magneti” filluan ti tërheqin edhe të tjerët.Këto i uzurpuan edhe zemrat e tyre.Ky i panjohuri “simpatiku” që u bë antari i familjes është “interneti”,fëmija e parë që erdhi tek unë ishte celulari “motorola”,pastaj u radhitën fëmijët të tjerë “Nokia”,”Samsungu”, “Lg” dhe “Huawei”etj. Çka të bëhet? “Technologia”- pariunt curas” – “Teknologjia krijon brenga”!