Tërmetet!
Ekziston një fenomen,që quhet njeri. Ky është fenomeni bipolar sa është i butë aq edhe brutal,sa i sinqert aq edhe hipokrit,sa filantrop aq edhe egoist.Ky fenomen për problemet që i zgjedh njeriu u lutet njerëzve tjerë, duke e harruar hyjnin,për problemet që nuk mund ti zgjedhë njeriu, e lut hyjnin –Zotin dhe i harron njerëzit tjerë edhe të fuqishmit.Fenomenet natyrore janë ligjshmëri rigoroze midis dukurive që janë të përhershme dhe përsëriten në mënyrë të njëjtë.Si fenomeni i tërmeteve! Fenomeni social njeri, u përmbahet “ligjshmërive” variabile, jo të përhershme që ndërohen sipas interesit.Vapa ndihet kur e humbim pemën që e mban hijen. Frika ndihet kur dridhet toka përfundi këmbëve.Derisa zgjat dridhja,zgjat edhe lidhja e fenomenit njeri me hyjnin. Vetëm atëher shpresa vazhdimisht na pëshpërit te veshi: lutu! Alegoria e realitetit! Edhe lapsi i vogël shkruan. Edhe lutja e shkurtër në kohën e duhur e gjen vendin në zemrën e ateistit dhe agnosticistit.Fenomeni njeri kur ballafaqohet me rreziqet të cilat nuk mund ti pengoj, i kujtohet se sa është jeta e shkurtër. Jeton në “burgun” e frikës, me duart dhe shikim të drejtuar kah qielli.Ky fenomen i ndryshon sjelljet sikurse “moda” varësisht nga situata dhe ambienti.Derisa dridhjet vazhdojnë zemra e fenomenit le të mbushet me besim,goja me fjalë të mira,le të gjuhet “shigjeta” kah drejtimin e vërtet!