International University of Struga

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Arbër Ademi në vizitë në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.
Në kuadër të vizitës në qytetin e Strugës,Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Z.Arbër Ademi vizitoi sot Universitetin Ndërkmbëtar në Strugë.

Gjatë kësaj vizite jo formale,Ministri Ademi zhvilloi një takim të shkurtër edhe me Bordin Drejtues dhe një pjesë të stafit akademik të UNS,me fokus vitin e ri akademik që fillon së shpejti,duke dëshmuar dhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin e dy institucioneve për të kontribuar në një arsim të lartë sa më cilësor. Ndërkohë Ministri Ademi u interesua për mbarëvajtjen e aktiviteteve përgatitore pë vitin akademik 2019/20, duke potencuar mbi gatishmërinë dhe ndihmën e vazhdueshme që Ministria e arsimit dhe shkencës jep dhe do të japi në të ardhmen në favor të studentëve të cilët studiojnë në UNS, ku ai në veçanti potencoi lehtësimet procedurale dhe ndihmën e parezervë që MASH-i bën për studentë nga R.e Shqipërisë, R.e Malit të zi dhe vendeve të tjera të rajonit. Ministri Ademi premtoi që do jetë sërisht mysafir i UNS brenda vitit akademik 2019/20.