Doktorantja e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë,Besa Ismaili,zëri femëror i ndryshimit në Parlamentin e Kosovës.
Besa Ismaili, 44 vjeç, është nënë e tre fëmijëve dhe nëse fiton, ajo do të jetë gjithashtu një nga gratë e para me shami që do të hyjë në Parlamentin e Kosovës ,në një vend me popullatë prej 95 përqind shumicë myslimane duke u kandiduar për një nga partitë kryesore politike, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
E gjendur në mes të një shoqërie që vuan nga kaotizmi politik dhe social,Besa Ismaili është gjithnjë dhe më shumë e gatshme dhe e vendosur të përfaqësojë denjësisht figurën femërore në parlament,duke shërbyer në këtë mënyrë si shembulli i një femre që guxoi të flasë dhe të sjellë ndryshimin,shembull ky që duhet ndjekur nga çdo femër.
E filloi aktivitetin e saj si një aktiviste e thjeshtë por me një kauzë të madhe,pa mbështetje politike apo ekonomike. Me një prapavijë në teorinë Feministe në Letërsinë Angleze, ajo aktualisht është në proces të përfundimit të studimeve të doktoraturës pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë,me shpresën se shumë shpejt do të jetë pjesë e parlamentit për të çuar në fund misionin e saj,si dhe ajo vetë shprehet: “Unë do të flas dhe do të luftoj për të vërtetën e popullit tim”.
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë i uron shumë suksese dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë,duke besuar tek potenciali dhe aftësitë e saj akademike,me bindjen se njerëz të guximshëm,misionarë si Besa Ismaili mund të sjellin ndryshimin në shoqëri.