Një ditë papritur djali gjith mllef mu drejtua. Babi këtu nuk jetohet, këtu nuk ka jet, ska të ardhme për fëmit. Ku do shkosh ooo bir, gjith të mirat i kemi?! Sa më larg, përtej detit. E çfar mund të bëja? U bën disa vjet dhe djali nuk mund të vinte për të na vizituar edhe pse ne malli na kishte djegur shpirtin. Pasi mora vizën u detyrave të shkoj un atje dhe të futem dret e në pun, sepse djali edhe pas disa viteve nuk mundej të mirrte veten. Nipi një mir se erdhe dhe asgjë më shum, vlente ajo thënja popullore ,, Larg syve, larg zemrës”. Pasi u bën disa muaj edhe pse më vinte keq, e pyeta? O biri babit shum rrallë e shof djalin dhe shoqen tënde?! Po djali del që në mëngjes si ato të Shqipëris që dalin te rrapi në Velesht, ose te xhamia në Ladorisht e kur i marrin në pun i marrin, kur si marrin vin te dhom e vet. Nuk i dilet pa pun këtu, i thon Amerik. Kurse shoqja ime punon me ndërrime dhe larg nga këtu. Qënke më keq se ne që nuk ju kemi juve atje! Një ditë djali i kishte vën faturat përpara dhe ofshan pa ndërprer of, of, of! Çfar ke I thash? Po nuk e shef se të gjith në pun dhe nuk mund tja dalim: Qeraj, gazi, rryma, uji etj etj. Mos u mërzit se kam un ca dollar dhe do tja dalim. E biri babës po të punonjët edhe te ne kështu, nuk do qaje kokën për banes, për tatime të tjera. Pasi i bëra një vjet si shkova un u këndellëm sado pak? Babi ta ble atë Mercedesin? Blie, blie sepse për këto hekura kemi ardhur gjer këtu. Edhe atje e kishe makinën nuk kishe nevoj ta blesh. E më von babi e blem dhe një shtëpi! E blem një shtëpi pe dërrase, sepse atje nuk kishe nevoj të blesh se e kishe si pallat. Po duhet ooo babi duhet se kemi ardhur të sigurojm të ardhmen e fëmive. ,, Nuk e dim si, kush kujt mund tja siguroj të ardhmen” Edhe un ta sigurova tye po ja si po katandisesh ti këtu përtej oqeanit. E shef familjen e …? Ku e ka djalin? Në Alaskë, cucën? Në Teksas. Po të shoqen? Ka ikur me djalin ti mbaj fëmit. Po ai ce nuk ka shkuar? Është i prapët, pension nuk ka dhe nuk e duan. E çfar të ardhme i ka siguruar fëmis edhe vetes e ???!!!