Vazhdon vallja e vjetër me valltarë të rinj…
Paritë politike shqiptare në R. Veriore të Bruxelit,
dhe jo vetëm atje, kanë filluar të promovojnë figura
,,të reja” përpara publikut shqiptar; figura që,
paraprakisht, janë rritur dhe janë mësuar të lehin
në stanet e partisë – mëmë!..Partive politike u
duhen reforma rrënjësore dhe përmbajtësore, u
duhet prerje dhe ndarje përfundimtare nga praktikat
e vjetra burokratike, nepotiste dhe kundërzhvillimore.
Atyre nuk u duhen ,,figura të reja shahu” që të
lëvizen nga e njëjta dorë e zezë, atyre u duhen
figura rrevolucionare, të cilat lindin nga mllefi
i shpirtërave rrevolucionarë brenda një subjekti
politik të kalbur. Të gjitha ,,lëvizjet” tjera dhe lojërat
me ,,figura të reja” forcojnë edhe më shumë ideologjinë
,,sui generis” të krerëve të partive të caktuara dhe
rrjedhimisht zgjatin edhe për një kohë jetën e politikave të
korruptuara gjer në palcë dhe antishqiptare gjer përtej
saj…