Vrasja e Karakterit
Arti vdekjeprurës i vrasjes së karakterit – Shënjestrim i qëllimshëm për të shkatërruar kredibilitetin, reputacionin e një Personi
Vrasësit e karakterit ose siç quhet ndryshe vrasja pa gjakderdhje është një akt i paramenduar për të diskredituar plotësisht një person… Është një proces i qëllimshëm dhe i qëndrueshëm i cili ka për qëllim të shkatërroj kredibilitetin dhe reputacionin e një personi, institucion, grup social, popull…Agjentët e vrasjeve të karaktereve (Assassinët) përdorin një përzierje të metodave të fshehta dhe të hapura për të arritur qëllimet e tyre siç mund të jenë; ngritjen e akuzave të rreme, mbjellja dhe nxitja e thashethemeve, informacion manipulues… Gjithashtu mund të përfshijë edhe ekzagjerim, gjysmë të vërteta mashtruese, manipulim i fakteve për të prezantuar një pikturë të pavërtet ose të rreme për personin e shënjestruar. Është një formë e shpifjes e cila qon në një argumentim ad-hominem ( nga latinishta – për personin)…
Në praktikë, vrasja e karakterit përfshin Doublespeak (nga Aglishtja – të folur në mënyrë eufimistike, të paqartë ose qëllimisht të paqartë), shpërndarja e thashethemeve, innuendo (një vërejtje ose një sugjerim tërheqës ose i zhdrejtë, zakonisht një sugjerim poshtërues) keqinformim i qëllimshëm në tema që lidhen me moralin, integritetin dhe reputacionin e shënjestrës… Gjithashtu mund të përfshijë informacion të tjerrur (Spin Information) i cili teknikisht është i vërtetë, por i paraqitur në mënyrë çorientuese ose jashtë kontekstit… Me fjalë të tjera është një sulm keqdashës i përgatitur për të dëmtuar ose nxirr reputacionin e personit. Një herë të bëra, këto akte janë të vështira për ti ndryshuar dhe korrigjuar. Për atë shkak janë të lidhura me vrasjen e drejpërdrejtë të jetës së njeriut. Dëmi i pësuar mund të zgjasë gjatë gjithë jetës ose për shumë njerëz të famshëm dhe të rëndësishëm mund të zgjasë për dekada pas vdekjes së tyre…
Teknikat e vrasjes të karakterit nuk kanë nevojë të jenë të vërteta; kjo sepse “shkopinjtë me baltë” dhe një akuzim për keqbërje është e mjaftueshme për të mbjellur farën e dyshimit në mendjet e të tjerëve. “Gjyetia e shtrigave”, si në kohën e lashtë ashtu edhe në kohën moderne kanë përdor dhe përdorin metoda të tilla… Politikanët janë me famë për sulmet e tyre ndaj oponentëve të tyre politik, nga një innuendo (shih më lartë shënimin) tinëzare në bartje të skeleteve e deri në dollape të fshehta… Për të dyja palët, titujt në mediat e lajmeve ose në mediat sociale mund të shkaktojnë dëme që asnjë tërheqje nuk mund ta fshijë…
Tregim historish përdoret shpesh për të kurdis personin si zuzar dhe thurrje të një historie për veprat e keqija. Tregimi i historive mund të duket më e vërtet sesa pohimet e thjeshta dhe kanë fuqi më të madhe.
Në artikullin“Kush Janë Karakterët Vrasës”nga Justice shkruan: Karakteri Vrasës do të përdorë ekzagjerim të qëllimshëm ose manipulim të fakteve për të prezantuar një projeksion të pavërtet, të padëshirueshëm të shënjestrës… Sidoqoftë, ironikisht, sa herë që vrasësi sulmon për të shkatërruar shënjestrën ata shkatërrojnë vetveten e tyre…Kjo, sepse ata zbulohen se sa të pabesë, se sa joprofesional dhe sa të paaftë janë të heqin zemërimin dhe hidhërimin e vet. Asnjë person nuk dëshiron të jetë me njerëz të tillë.
Është mirë të rikujtohemi, se nëse na jepet zgjedhja, është më mirë të jesh shënjestra e vrasësit të karakterit sesa të jesh vrasësi…Sigurisht që duhet të mbijetosh karakterin tëndë duke i ruajtur vlerat të paprekura kur ballafaqohesh me një sulm personal, sëpaku mos u bëj si ata…Kur jeni duke u sulmuar joprofesionalisht nga të tjerët, mos e harroni këtë të vërtetë: Personi i parë që shkatërrohet në sulm vrasësi është vet vrasësi…Është një mision vetvrasës: shkatërron burimin e kriticizmit më tepër sesa personin i cili kritikohet…
Në artikullin “Mbijeto Vrasjen e Karakterit”nga Ryan Pannell shkruan: vrasja e karakterit është të luftosh në mënyrë të ndyrë, ska dyshim në këtë. Mund të jetë në mënyrë frikacake ( si dikush që ju shpif prapa shpine tek shokët apo kolegët e tu), ose mund të jetë edhe në fytyrë (si politikanët të cilët nuk e mbajnë të fshehur se duan ta rrënojnë reputacionin e oponentit të tyre).
Duke e parë se sa e dëmshme mund të jetë vrasja e karakterit është urtësi të dihet dhe të kuptohen metodat të cilat implementohen nga vrasësit që jo vetëm të mbijetohet sulmi por edhe të triumfohet!
Pyetja e parë për ata të cilët kalojnë apo kanë sulm ndaj karakterit është; Pse? Pse njerzit përpiqen qëllimisht të shkatërrojnë, dëmtojnë…karakterin dhe besimin e njeriut?E fsheht ose jo, kur je duke hyrë në luftë me dikë, është mirë të dihet “Pse” je duke hyrë në luftë me dikë përpara se të hysh…Pyetja e dytë është; Kush? Kush janë njerëzit të cilët angazhohen në këtë lloj gjëpura taktikash?Zakonisht vrasësit dhe sponzorët janë të obsesionuar me pushtet, autoritet dhe fuqi…Dhe ata do të bëjnë gjithçka për të rënuar karakterin e njerëzve për përfitimet e tyre personale.
Vrasësit nuk e urrejnë personin e shënjestruar, ata e shikojnë dëmtimin ose shkatërrimin e karakterit të personit si mjete për arritjen e qëllimeve të tyre… Ka një thënie; e cila thotë “ luaj me topin e jo me lojtarin” vrasësi i karakterit është një person i cili i zhvlerson të tjerët (personalisht) ose i keqinterpreton ata, ndarazi nga performanca e tyre. Vrasësit nuk kanë dalë për ti kap njerëzit, ata janë atje për për të vetmen arsye #1 të kujdesen për veten e tyre.
Ata zakonisht nuk kanë ndërgjegje ose ndjenjë pendimi dhe as që u bëhet vonë se çka ndodh me personin të cilin e kanë shkatërruar…Vrasja e karakterit absolutisht nuk ka të bëjë fare me personin e sulmuar. Gjithçka ka të bëjë me qëllimin final të vrasësit të karakterit për (Power) Pushtet, Autoritet, Fuqi…
Arban Lita
Psikolog i Diplomuar