Mikut tim poet, Dinit…
E, kujt i flet me kode
Poeti i zënë rob
Përveçse një poeti
Që njeh të njëjtin kod…
Të shkruaj nga qelia
Ku fjeti çdo poet
Këto pak shkarravina
Percilli si di vet…
,,Në do t’i ndjesh pas krahësh
Të botës sy, të lig’
Mjafton të qepësh rrobat
Në numrin tënd o mik…
E në do zhgënjimin
Ta ndjesh nëpër damar’
Kërko një buzëqeshje
Kur digjesh gjer në asht”!..