PREJ TJETËRSIMIT NË INDIVIDUALIZIM! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

PREJ TJETËRSIMIT NË INDIVIDUALIZIM!

Civilizimi është produkti i njeriut.Pjesa përbërëse e civilizimit ështe shkenca dhe teknologjia.Teknologjia e sotme mund ti ndryshoj ligjet e jetës,mund ti japë pamje tjetër civilizimit.Kjo është inxhinieria cyborg.Në një kuptim sot të gjithë kemi nisur të bëhemi cyborg sepse funksioneve tona natyrore iu shtohen pajisje si: pace-maker,kompjuterët,syzet e shikimit,celularët.Teknologjia na tjetërsoj,na largoj nga jeta sociale,nga jeta idilike.Pjesë e organizmit është bër celulari,”implant” që nuk ndahet nga dora. Nomofobia na individualizoj.E uzurpon kohën që duhet ta kalojmë me të afërmit,me sport dhe dëfrim,për ti shpreh emocioet dhe mendimet.Ekrani i telefonit nuk na lejon që të tjerët ta shohin fytyrën tonë të qetë dhe të lumtur.Skemi kohë ti ndjekim veprat dhe fjalët e mira.Telefoni celular nuk u lejon të rinjve ti bëjnë ndryshimet që dëshirojnë ti shohin,ti realizojnë ëndrat të cilat e krijojnë ardhmërinë.”Dreqi” u largua nga kjo botë pasi e dinte se me telefonat e mençur kjo botë do të bëhet ferri i njerëzve,ato do ti ndajë dhe izoloj. Lidhja e tepërt me telefonin i mbulon shum vyrtyte pozitive që i kemi si njerëz,karakterin tonë produktiv.Nga ana tjetër përdorimi i tepër FB pjesa më atraktive e telefonit na i zbulon shumë anë negative,i publikojmë edhe ato gjëra që nuk duhet.Telefonat e mençur vërtet dolën të mençur,ato na bën të mendojmë se “nuk ekzistojnë” njerëzit tjerë që i kemi afër nesh.Se ekziston vetëm uni dhe bota e tij virtuale!