Produktet Me Ofertë Të Cilat Nuk Duhet T’i Blini Asnjëherë

Çdo ditë, supermarketet ofrojnë produkte me ofertë që shpalosen në rafte e hapësira të personalizuara që synojnë të joshin konsumatorin të blejë deri në qindarkën e fundit.

Megjithatë, sado joshëse të duken produktet me ofertë, ka një arsye përse shiten me një çmim të përgjysmuar.

Ekspertët thonë se shpesh produkte të tilla mund të përbëjnë rrezik për shëndetin, sidomos kur bëhet fjalë për ushqime të ngrira ose shumë pranë datës së skadencës.

Çfarë Qëndron Pas Ofertës?

Konsumatori është shpesh i paqartë mbi llogjikën e shitjes së produkteve të caktuara me ofertë.

Shumë supermarkete vendosin të shesin produkte të caktuara me ofertë kur ato janë shumë pranë datës së skadencës.

Qëllimi kryesor është zbrazja e magazinave nga këto produkte dhe zëvendësimin e tyre me artikuj të stinës e më të freskëta.

Ushqimet Me Ofertë Që Nuk Duhet T’i Blini Asnjëherë

Pavarësisht qëllimit që kanë supermarketet, konsumatori duhet të tregojë shumë kujdes ndaj ushqimeve të mëposhtme.

Frutat, Sallatat dhe Perimet Në Copa

Frutat, sallatat dhe perimet e prera në copa shiten në paketime të ndryshme dhe zakonisht janë në ofertë kur janë shumë pranë datës së skadencës.

Ato e kanë humbur freskinë e tyre, sallatat gati janë të vyshkura dhe nuk ia vlen barra qeranë.

Avokado

Shumë njerëz nuk e hanë avokadon sepse e shohin atë si një produkt shumë të shtrenjtë.

Avokadot që shiten në ofertë janë pjekur tej mase ndaj nëse i blini sigurohuni që t’i konsumoni atë ditë.

Mishi

Çmimi mund të jetë një aspekt shumë joshës por kur vjen puna tek produktet shtazore, cilësia është më e rëndësishmja.

Këto produkte mund të blihen vetëm nëse dita e blerjes i përafrohet afatit të shitjes së tyre.

Kini parasysh që afati i shitjes nuk është e njëjta gjë me datën e skadencës.

Peshku i Rezervatit

Peshku i rezervatit është më i pasur në acidet yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin.

Peshku i egër përmban më shumë acide yndyrore omega-3 të cilat janë të rëndësishme për organizmin nga koka tek këmbët.

Për më tepër, peshku i rezervatit ka më shumë gjurmë antibiotikësh, ndaj nuk duhet konsumuar, veçanërisht nëse është në ofertë.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat që janë në ofertë kanë humbur freskinë e tyre, pavarësisht sa tunduese duken.

Ato mund të kushtojnë më pak, por kaloritë dhe sheqeri që ofrojnë nuk kanë ndryshuar.

Vezët

Nëse vëreni që çmimi i pakos së vezëve është ulur ndjeshëm, më mirë mos i blini.

Produkte të tilla si vezët dhe mishi duhen blerë gjithmonë të cilësisë së lartë.