Fundbota – Prof. Xhemi Hajredini nga Struga

Fundbota

Dëshpërim e kotashpresë,
zhgënjim në çdo shtresë,
hidhërim dhe zi e më zi,
udhëheqësit ç’lemeri!

Më falni, një biletë për n’xhehnem!
Më ka mbetur vetëm një vajtje-ardhje…
Ç’vajtje-ardhje mor i uruar?!
Vetëm vajtje për t’më harruar.

S’ka bileta vajtje-ardhje sot,
si më parë e kamot …
ka vetëm largim e lëngim,
ka vetëm rënkim e mallkim.

Po ikin të gjithë nga kjo skëterrë,
larg e më larg, në fundbotë, në ferr.
Kërkimfalje o im at,
s’ka më florifjalë, nuk shtyhet me inat.

Xhemi Hajredini
Strugë, 30 maj 2019