Shkruan : Xhevdet Nasufi
Nëse i referohemi qeverisjes dhe opinionit politikë të krijuar para dhe pas Marëveshjes së Prespës do përfundojm se ndryshimi është real. Presioni pozitiv ndërkombëtar solli ndryshimin e nevojshëm: Së pari Qeverin e Zaevit duke bërë ndryshimin e domosdoshëm të pushtetit ;Së dyti,pritshmërin reale që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s.Pra, i gjithë llafimi i politikës vendore,veçmas i asaj shqiptare për kaq vite në pushtet prej kur Teuta Arifi mori sektorin e integrimeve në Qeveri(ashtu kot Gruevski e vuri një Shqiptar për nevoja të tij në këtë funksion ), ka qenë ireal,ka kompenzuar boshllëkun real politikë si në rafshin e integrimeve,ashtu edhe në ate të marëdhënieve të shtetit me shqiptarët,por edhe keqësimin serioz të mirëqenies të qytetarit në vend.
Aq më shumë tërë ky hollokaust ka impenjuar çvendosjen masive të pakthyeshme të qytetarëve, e të shqiptarëve në veçanti nga vendi.
Komuniteti ndërkombëtar,veçmas SHBA kanë objektivin e qartë në përpjekjen e tyre:Në Maqedonin e Veriut të mbizotëroj siguria,të rrumbulllaksohet në Ballkan proekti antirus, që konsiston në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Këtë me kuptimplotësi e qartësoi edhe manovra voluminoze e NATO-s në Krivollak para do kohe, sigurisht në të ardhmën bazë dhe shtrirje e rëndësishme gjeografike e Aleancës.Pikërisht këtu mbaron presioni ndërkombëtar, pasi menazhimi i politikave brënda vendit dhe të vëndit,përfshi edhe proçeset integruese janë barrë dhe përgjegjësi e politikave vendore,ashtu si është edhe e tërë politika zhvillimore dhe e barazisë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Pra, forcat politike vendore duhet të rrisin demokracin funkcionale,të bëjn realitet barazinë në shtet, të luftojn në mënyrë jo selektive krimin dhe korupcionin në rritje. Mjerisht në të tri këto rrafshe edhe pas kaq vite tranzicioni dhe lufte të armatosur ndëretnike në vitin 2001,ndryshimet në sasi dhe në cilësi të duhur janë vetëm në propagandën q,e të politikbërjes shqiptare në veçanti. Shiquar realisht,politika po ndërton drejtësin dhe ligjshmërin e selektuar ndaj krimit dhe abuzimit me institucionet dhe vlerat publike.Esencialisht vullneti dhe verdikti politikë i qytetarit është i mvarsuar nga oligarkia politike dhe ekonomik. Vall,për këtë nuk është shembull më i mirë fakti:Si është e mundur që Bashkimi Demokratik për Integrim të jet në pushtet kaq vite(të valvit flamurin e suksesit zgjedhor) edhepërpos krizes që shënon qeverisje e tyre dje, sot dhe në vazhdimsi? Vall,ku mund të gjesh sot pakuptimsi më të madhe se fakti: Marveshja e Prespes ishte pritshmëria e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe e ndërkombëtarëve që ajo të hapi bisedimet për antëtarsim në BE,kurse shkaqe idioteske të brendshme,jo që Maqedonin e largun nga ky objektiv, përkundrazi jemi në dëshmi të plot të një krize të thell në vënd,e cila poqese nuk zgjidhet me mjetet juridike të aplikueshme për te do të avansoi dhe kulmoi edhe më keq dhe shum më dhimbshëm. Kjo gjëndje e krijuar reflekton defetizëm.Politikbërja qeverisëse shqiptare me mjeshtri po i shfrytzon krizat e këtilla në vënd dhe nuk çan koken siç duket për mungesën e perspektives,të sigurisë,por edhe për mirëqenien e shqiptarëve në vënd.Grindjet maqedonase (pozitë opozitë) në veçanti i flejn si momente për reflektim ezopian,për të bërë paqësorin dhe dhe interlukatorin virtual dhe të paftuar. Shtrohet pytja si refleksion logjikë:Pse Maqedonia sot nuk shkëputet nga gruevizmi në rrafshin e raportit të shqiptarëve me shtetin dhe funkcioneve të tij kur ata ishin faktori vendimmarrës për ndërtimin e kësaj qeverie? A janë për këtë së pari shqiptarët ose maqedonasit fajtor?
Dilema është sfiduese, ama kuptimsia e politikës është e mjaftueshme të qartësoi një realitet.Politikbërja qeverisëse si koalicion në vënd është është fajtore,por ajo shqiptare edhe më shum .
• Së pari,kapacitetet e instaluara të Premierit në qeveri nuk jan në përputhje me nevojat që i kanë institucioenet e shtetit dhe qytetarët e vendit.Ka mungesë të theksuar profesionalizmit, të vlerave morale-etike,por edhe më shum mungesë dhe përkushtim për shtetdashuri dhe kombëdashuri mbi të cilat ngritet shteti dhe kombi modern;
• Së dyti,dukuria e abuzimit me pronen dhe mjetet publike,me funksionet dhe shërbimet publike është bërë përditshmëri nga posht e lartë,përfshi këtu gjyqësorin;
• Së treti,numri i të punësuarve prej afro 160.000 në administraten publike është glabërim dhe apsorbim i pafund dhe i pamëshirshëm i produktit dhe vlerës që krijohet,shpenzim të cilin nuk mund ta përballon ekonomi shum më e zhvilluar dhe më fleksable se e Maqedonisë së Veriu(imagjinoni Sllovenin e përafërt me Maqedonin, numron jo më shum se 80000 të punësuar në administratë);
• Së katërti,partneri vendimtar i ndërtimit të Qeverisë të Zaevit është Bashkimi Demokrati për Integrim.BDI tërë këto vite është pjesë e qeverisë në referencë të të ashtuqujturës meritë e luftës dhe e votës.Realisht meritë shum e debatueshme. Si në qeveritë e Gruevskit ashtu edhe në këtë të Zaevit BDI është pjesë e pashmangshme e produktit të krizës,e paqartësive dhe konfuzionit politikë, e prishjes dhe dëmtimit të rrgullave të mirqeverisjes, e vlerave substanciale për të ndërtuar shtet dhe kombë të shëndetshëm. Ky imoralitet në politikë preku ndjeshëm themelet e ndërtimit të pluralizmit në Maqedoni.Për çudi,gjersa ky imoralitet spostoi VMRO-n grueviste nga pushteti, kjo nuk ndodhi me Bashkimin Demokratik për Integrim,bile as sikur përgjegjësi objektive e saj. Vall,ne shqiptarët nuk jemi aq të ndërgjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj imoralitetit vetanak,apo ndaj standardit të ri që na futi BDI në mungesë të ideve dhe kapaciteteve progresiste:Qetsin dhe paqen e rrejshme përkundër konfliktit politik ndëretnik,vëllazërim-bashkimin e të pabarabartëve si ide pansllaviste dhe neokomuniste?
• Së pesti, mungesë e pajustifikueshme e opozitës funkcionale shqiptare në sensin më pozitiv: Të jet më hulumtues,më agresiv dhe më konsekuente në demaskimin e veprimeve të gabuara dhe të dëmshme të maxhorancës,apo mosveprimet e saj në qeverisje.Këtu,së pari të Bashkimit Demokratikë për Integrim me plot dobësi dhe lëshime të pajustifikueshme ku duhet veçuar: Moszbatimin dhe mosavancimin e konceptit të shtetit të përbashkët me maqedonasit në bazë të parimit të bashkshtetsisë që u ionstalua në qeverin 1998-2002 dhe që u përforcua me Marëveshjen Kornizë të Ohrit; Mosuniteti dhe përçarja e opozitës shqiptare ka qënë proçes intenzive që nga Partia e Rufi Osmanit e këndej. Ca nëpërmjet konformizmit dhe jolojalitetit të pakuptimt të partive opozitare shqiptare brenda tyre,gjer te reflektimi jo impenjiv i Partisë të Selës,forcë politike që ka mbetur shpresa e vetme opozuese për shqiptarët këtu në Maqedoni,mu njashtu si sikur edhe Vetvendosja në Kosovë. Populli thot:Shpresa mbetet drita e vetme në tunel,dhe ajo (Partia e Seles) opozitarizmin duhet ta zhvilloi në përputhshmëri të plot me lëshimet e BDI-së,me mosveprimet dhe keqeveprimet e Aliut,por edhe të Zaevit,pasi që të dy, e veçmas Aliu kanë dështuar dhe devijuar nga verdikti i votës së shqiptarëve.Meditimi më shkon në hamendimin se kundrejt këtyre dështimeve,fleksibiliteti i Seles nuk është racional.Mjerisht,ky joracionalitet mund të bëhet motiv i fuqishëm i kundërshtarëve të tij që në arenën politike të bëjn ate që bën edhe me Rufi Osmanin,ta defaktorizojn politikisht dhe ta shkatërrojn strukturalisht dhe teknikisht.Zëri i opozitar realisht, nuk po dëgjohet qart dhe mirë,nuk reflekton fuqin e argumentit që realisht e ka,nuk impenjon masovitetin e domosdoshëm për të sjell ndryshimin që shpresojm.
Opozita shqiptare, ka shembullin egzemplar për opozitarizëm Shqipërinë(të lëm anash në këtë rast motivet dhe sensin e protestave atje) pët të gjetë modalitetin e mobilizimit për reagimi konstruktiv të popullit dhe votusit.Reagimi i këtill është shum i natyrshëm dhe ai duhet të ndërrlidhet me ndërprjen e proçesit të rrënimit të moralit te shqiptarëve këtu dhe më gjërë.Vall,pse e gjith kjo “paqdashësi opozitare” ndaj gjith këtyre të bërave dhe të pabërave të Qeverisë ? Në këtë vijimsi,a nuk janë motiv shtesë për këtë reagim edhe ca deklarimet të disa politikanëve në Kosovë e Shqipëri që idealizojn poziten e shqiptarëve këtu për interesa të tyre,por edhe më shum se kaq ngrejn në piedestal parin politike shqiptare në Maqedoni për suksese të paqëna?
• Së gjashti,opozita maqedonase (VMRO) në zgjedhjet presidenciale epërsoi kundrejt Lidhjes Social Demokrate në pushtet. Potencialiteti i saj zgjedhor ishte/ është i mjaftueshëm që me BDI, sikur edhe tradicionalisht të ndërtoi qeveri alternative në çdo moment.Kjo mundësi e sprovuar së funkcionuari gati 15 vjet, praktikisht është argument real për Zaevin të ecë dhe qeverisë si kalimi nëpër rrugë me gjëmba. Realisht, opozita maqedonase kursin politikë e ka të pandryshuar dhe menaxhohet nga disidenca politike në Budapesht. Është tragjike që shqiptarët të lejojn që ti menaxhoi autoritarizmi dhe vrazhdësia politike e Gruevskit në prapaskenë. Kjo vrazhdësi politike gruevistiane po na qëndron mbi kokë si shpata e Demokleut të gjithëve.Kjo politikë në rastin e zgjedhjeve presidenciale, jo se nuk pati kundërshtim nga BDI,por mjerisht as nga Sela nëpërmjet kandidatit të tij(Reka konkretisht) kur ultranacionalistja Gordana Silanovska haptas shprehu agresivitet nacional-shovenist për marëdhëniet shqiptar-shtet,e veçmas për gjuhën shqipe.
Pra,proçesi i normalizimit të marëdhënieve shqiptare-maqedonase, i pushtetit dhe demokracisë në Maqedonia,mirqenia sociale e qytetarit është larg konsolidimit real. Shpërngulja e popullatës është alarmuese ,në veçanti e shqiptarëve.Fajtori kryesor për këtë është koalicioni shqiptar-maqedonas duke prodhuar kriza politike dhe gjëma të tjera vëmendëtërhekëse që krijojn pasiguri.Bile,në praktikimin e koaliconimit aktuale ka elemente në bollëk të neokomunizmit. Bashkimi Evropian duke i detektuar realisht zhvillimet pas Prespës u bind për nevojen e mosëhapjes së negociatave për integrim.Ishte ky zhgënjimi i madh për ne,por edhe për ndërkombëtarët që punuan shum për këtë objektiv. Nëse i referohemi doktrinës dhe pragmës,si në tërë Ballkanin Përëndimor edhe në Maqedonin e Veriut, vështirsit e tranzicionit jan të dukshme dhe eksplozuese,veçmas në rrafshin e marëdhënieve ndëretnike si element tejet impulsiv për kriza më të rënda.Pos klasës aktuale politike qeverisëse dhe opozitës,askush tjetër nuk ka impenjimin më të madh në këtë katraurë,por edhe për vetëdijsim kolektiv për të tejkaluar ate. Përpjekjet e fundit për rifreskim kadrovik të qeverisë si te shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit që të ndërpritet teposhtëza nuk janë inkurajus.Kjo vazhdimsi kadrovike, përfshi edhe gjyqësorin si tejet të rëndësishëm mundet të efektohet edhe më negativisht në përballjen me aferat e vjetra dhe të reja që po hapen. Është utopike të mendohet se ata që produktuan krizën mundet edhe ta zgjidhin ate.Klasa politike në çdo shoqëri me liderët e saj kan detyrimin të kërkojn dhe hulumtojn rrugëzgjidhjet dhe prurjet e reja pozitive.Vall,a duket se kjo klasë politike,bile pjesa më e madhe e saj mundet të rindërtoj shkatërrimin që e bëri vet?