Ja 40 rregulla per të folur e shkruar mirë gjuhën, hartuar nga Umberto Eco.
Jane nje ndihme per krijuesit e rinj… dhe mbase edhe per ata te vjetrit.
1. Shmangi aliteracionet, megjithëse autori argëtohet me to.
2. Lidhores mos iu shmang, përkundrazi, përdore kur është e nevojshme.
3. Hiq dorë nga klishetë: janë si gjellë e ngrohur dhe e sterngrohur.
4. Shprehu ashtu si ushqehesh.
5. Mos përdor sigla komerciale dhe shkurtesa etj.
6. Mos harro (kurrë) që kllapa (madje edhe kur duket e nevojshme) e ndërpret linjën e mendimit.
7. Ki kujdes të mos… kapërdish trepikëshin e pauzës.
8. Përdor sa më pak thonjëza: nuk është “fundi” i botes.
9. Mos përgjithëso kurrë.
10. Fjalët e huaja nuk të lartësojnë profilin.
11. Bëhu dorështrënguar me citimet. Emersoni ka thënë: “I urrej citatet. Më thuaj vetëm çfarë di ti.”
12. Krahasimet janë si klishetë.
13. Mos i bjer nga rruga e gjate; mos përsërit dy herë të njëjtën gjë; përsëritja është e tepërt (e kam fjalën për shpjegimin e diçkaje të padobishme, që lexuesi e ka kuptuar tashmë).
14. Vetëm gomarët përdorin fjalë vulgare.
15. Ji gjithmonë pak a shumë konkret.
16. Hiperbola është teknika shprehëse më e jashtëzakonshme.
17. Mos përdor fjali-fjalë. Shmangi.
18. Ruhu nga metafora shumë të guximshme: janë pupla mes luspave te je gjarpri.
19. Vendosi presjet në vendin e duhur.
20. Dallo pikëpresjen nga dy pikat, kanë funksione te ndryshme: edhe pse kjo nuk është e lehtë.
21. Nëse nuk e gjen shprehjen e pershtatshme në gjuhen standarde, mos përdor nje shprehje frazeologjike dialektore.
22. Mos përdor metafora kontradiktore, edhe pse te duket sikur “këndojnë”: janë si një mjellmë e trullosur.
23. A jane me të vërtet të nevojshme pyetjet retorike?
24. Ji konciz, përpiqu t’i shtrydhesh mendimet e tua në sa më pak fjalë, duke shmangur fraza të gjata – ose me fjali të ndërkallura pa fund, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të ngatërrojnë lexuesit e pavëmendshëm – në mënyrë që ligjërimi yt te mos kontribuojë në këtë ndotje informacioni, që është sigurisht (sidomos kur është i mbushur me detaje të panevojshme, ose të paktën jo thelbësore) një nga tragjeditë e kohës sonë, te dominuar nga pushteti i medieve.
25. Theksimi nuk duhet të jetë as jo korrekt dhe as i padobishëm, sepse po e bëre, gabon.
26. Nuk vihet apostrofi me vend e pa vend.
27. Mos u bej enfatik! Hap sytë dhe përdor me kudes pikëçuditëset!
28. As tifozët më të tërbuar të fjalëve të huaja, nuk i përdorin në shumës ato.
29. Shkruaj saktë emrat e huaj, p.sh., Beaudelaire, Roosewelt, Niezsche.
30. Emërto direkt autorë dhe personazhe per te cilet flet, pa i perifrazuar. Kështu bënte shkrimtari më i madh i shekullit të nëntëmbëdhjetë Lombardi, autor i 5 majit.
31. Në fillim të ligjërimit tënd përdor captatio benevolentiae, për t’i hyrë ne zemer lexuesit (por ndoshta je aq i paditur sa të mos kuptosh edhe atë që po them).
32. Kujdes me drejtshkrimin.
33. E tepert te përsëris sesa te bezdisshme janë hyrjet e gjata, sidomos kur ti pohon qe nuk do ta thuash nje gje, e pastaj e thua!
34. Mos fillo shumë shpesh me kryeradhë. Të paktën, jo kur nuk është e nevojshme.
35. Asnjëherë mos përdor shumësin majestatis (e respektit) per veten. Jemi te bindur se kjo bën një përshtypje shumë të keqe.
36. Mos ngatërro shkakun me pasojen: do të gabosh dhe për këtë arsye do të jesh i gabuar.
37. Mos ndërto fjali në të cilat rezultati nuk del logjikisht nga parashtrimi: nëse do ta benin të gjithë këtë, atëherë parashtrimi do të pasonte rezultatin.
38. Arakaizmat ose struktura të tjera të pazakonshme që, sado te te duken si një zbulim – edhe më keq në qoftë se ato janë të pakëndshme per lexuesit – i tejkalojnë gjithsesi aftësitë njohëse të marrësit.
39. Nuk duhet të jesh i lodhshëm kur shkruan, por as edhe t’i biesh shkurt në kurriz të kuptimit.
40. Nje fjali duhet të formohet siç duhet.