Marie Curie, e njohur si “nëna e fizikës moderne”, vdiq nga anemia aplastike, një sëmundje e rrallë e lidhur me nivele të larta të ekspozimit ndaj substancave radioaktive. Zbulimet e saj të famshme – elementet radioaktive polonium dhe radium, ende ndodhen në laboratorin ku ajo ka punuar.
Curie, gruaja e parë dhe e vetme që fitoi çmim Nobel në dy fusha të ndryshme (fizikë dhe kimi), vazhdoi hulumtimet e fizikanit francez Henri Becquerel, i cili në 1896 zbuloi se elementi uranium lëshon rreze.
Krahas burrit të saj fizikan francez, Pierre Curie, bashkëshortët gjeni të shkencës zbuluan një element të ri radioaktiv në vitin 1898. Ata e quajtën elementin polonium, në bazë të Polonisë, vendlindja e Marie-s.
Megjithatë, pas më shumë se 100 vjet, shumë nga gjërat personale të Curie, përfshirë rrobat, mobiljet, librat e gatimit dhe shënimet laboratorike janë akoma radioaktive.
Të konsideruara si thesare kombëtare dhe shkencore, shënimet laboratorike të Curie janë të ruajtura mirë në kuti prej plumbi në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris.
Edhe laboratori ku ajo ka punuar është zonë që nuk lejohet për banim. Ai do të emetojë materie radioaktive për të paktën 1500 vitet e ardhshme.
Ndërsa biblioteka u jep mundësinë vizitorëve që të shohin dorëshkrimet e Curie, të gjithë të ftuarit duhet të veshin mantel mbrojtës pasi artikujt në fjalë janë të kontaminuar me radium 226. Në të kundërtën, ata duhet të nënshkruajnë një dokument se janë të vetëdijshëm për pasojat.
Edhe kufoma e shkencëtares është shumë radioaktive dhe për këtë arsye u vendos në një arkivol të veshur me trashësi plumbi prej një inçi.
Eshtrat e Curie-s janë varrosur në mauzoleun Pantheon të Francës, aty ku qëndrojnë mendjet më të shquara të Francës, si filozofët Jean-Jacques Rousseau dhe Voltaire.