Sipas Shekspirit errësira më e madhe është padituria.
Padituria nuk vjen nga nxënësit apo fëmijët. Nuk ka fëmijë (nxënës) të këqij, por prindër, edukatorë, mësimdhënës të pakujdesshëm si dhe politika arsimore të këqija. Le të jemi më të kujdesshëm me edukimin e të rinjve (fëmijëve, nxënësve). Le të punojmë më shumë për të ardhmen tonë. Të merakosemi pak për mungesën e dijes, jo të qurravitemi vazhdimisht për mungesën e parave.
Sot, 2 shtator 2019, dita e parë e shkollës, për shkak të parave (grevës së mësimdhënësve) dhe politikës (në arsim) mungoi gumëzhimi i shkollave, rrugëve …
Me halle, pa halle “Gëzuar ditën e parë të shkollës”!