JETA DHE VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E DR. IBRAHIM TEMO (1865 – 1945) – Prof.Dr. Musa Musai nga Struga

DR. IBRAHIM TEMO (1865 – 1945)

JETA DHE VEPRIMTARIA E TIJË
PATRIOTIKE

Shkruar nga prof. dr. M. Musai

Dr. Ibrahim Temo është Strugan por me origjinë Matian, prej Gurabardhit të Matit. Të parët e familjes së tijë, erdhën në Strugë, në vitin 1780. Temo lindi dhe u rrit në Strugë dhe shkollen fillore poashtu e kreu në Strugë. Temo si fëmi ka qen intelegjent ka treguar aftësi të rralla dhe të veçanta, pradaj familja vendosën ta shkollojnë në vitin 1884 dhe e çuan për tu shkolluar në Stamboll të Turqisë.
Temo fillimisht u regjitrua në shkollën e mesme medicinale të Ahirkapisë. Pasi e mbaroi shkollën e mesme, ai u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë, të Gjylhanesë në Stamboll në vitin 1888. Studimet e mjekësisë i mbaroi në vitin 1892, duke e mbrojtur diplomën me titull “ Sëmundjet e Tërbimit”. Temo u diplomua si mjek, por si mjek ushtarak. Dr. Ibrahim Temo në Stamboll dhe më gjërë, u njohtua me shumë Rilindas tan, prandaj ai përveç dijes si mjek, ishte i mveshur me dashuri kombëtare dhe dije kombëtare. Dr. Ibrahim Temo ishte shok i ngusht i Ismail Qemalit, Ali Naxhiut – Dërvish Himës, Hamdi Bej Ohrit, Jashar Erebarës dhe të shumë patriotëve të tjerë që punonin dhe studijonin në Turqi, të cilët ishin koka të veçanta patriotike.
Dr. Ibrahim temo, përshkak të bindjeve të tija patriotike, shumë herët ra në sy të ndjekjeve të Perandorisë Otomane. Qëllimi i Dr. Ibrahim Temos dhe shokëve të tijë, ishte i qartë se me shembjen e Perandorisë Osmane, kishte ardhur koha ti bashkonin katër vilajetet shqiptare (Janinës, Shkodrës, Ksovës dhe i Shkupit). Prandaj me ndërmjetsimin e tijë, u krijua organizata “Egitim amalçi taranmistir”, që në gjuhën shqipe don të thotë “ Bashkim dhe përparim”. Këtë veprimtari të shoqatës, dr. Temo deshti ta përhapi në Strugë, Ohër dhe ë shumë qytete tjera shqiptare në Maqedoni, etj.
Pas aq vitesh Dr. Ibrahim Temo në vitin 1889, gjendet në Strugë, pranë gjirit familjar. Në Strugë dhe në qytetin e Ohrit takoi shumë djem, të cilët përkapën urdhrat e Dr. Ibrahim Temos, për këtë qëllim i drejtohet komandanin rezervist të Ohrit, Qamil Beut.
Qamil Beut pasi ja spjegon dhe ja sqaron qëllimin dhe kërkesën e shoqatës “Bashkim Përparim”, të cilën Qmil Beu e refuzoi dhe u vu në funkcionin e armikut të përbetuar. Kështu ky i çmendur, lajmëron portën lart të Stambollit, për idet, bindjet dhe qëllimin e Ibrahim Temos. Prej asaj që u shpreh haptas te Qamil beu Dr. Ibrahim Temo, Stambolli urdhëroi të arrestohet dhe të dërgohet për gjyqësi dhe vuajtje dënimi në Stamboll.
Dr. Ibrahim Temo për qëllimin dhe veprimtarinë patriotike të tijë, disa herë ka qen i marun në pyetje dhe i kërrcënuar prej yqymatit turk në Stamboll, por Dr. Ibrahim Temo thoshte: atdheu mbi të gjitha. Rënja në sy në ndjekje, prej organeve për ndjekje, Ibrahim Temos ja prishen të gjitha planet në Stamboll. Ai pati edhe dy arrestime tjera, gjatë asajë kohe kishte kërrcënim edhe për jetën. Prandaj Temo duheshte të largohet, shumë fsheht si marinar i maskuar si rumun. Ashtu hiku prej Stambollit prej Turqieë.
Dr. Ibrahim Temo, pas hikjes prej Stambollit, përfundimisht u vendos në Romani në Konstancë, në tetor të 1895. Dr. Ibrahim Temo pas një kohe i drejtohet patriotit shqiptar Nikolla Naços për ta ndihmuar që ai të vendoset në Bukuresht, atje ndoqi një kurs një vjeçar dhe pasi e kryen kujrsin ai merr titullin Doktor i Medicinës .
Dr. Ibrahim temo pasi mori titullin Doktor i Medicinës, largohet prej Bukureshti dhe vendoset në Mexhidije (Dobruxhë), qytet i cili nuk është më larg se 30 km prej Konstancës. Dr. Ibrahim Temo, për titullin që ai gëzonte u emrua mjek i Bashkësisë të qytetit të Konstancës. Përpjekjet intelektuale të panumërta të Dr. Ibrahim Temos gjithëmonë kan qenë për liri të plot të shqiptarëve prej Perandorisë Osmane.

  • Në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dr. Ibrahim Temo, ka një vend të nderuar politik dhe qëndron në një nivel shumë të lartër patriotik. Ibrahim Temo kurr nuk u frikësua dhe nuk u ndal, për çështjen kombëtare, vazhdimishtë duke i shtruar kërkesat legjitime, për të drejtat e shqiptarëve. Ato kërkesa her ja drejtonte Europës dhe shumë herë Stambolitl.
  • Aktiviteti i gjithëanshëm politik i Ibrahim Temos shihet prej vitit 1896, kur dr. Temo ka këmbyer korenspodenca me patriotët shqiptar si: Dervish Hima, Hamdi Bej Ohri, Dervish Bej Elbasani, Faik Konicën, Ligor Markon, Mehdi Frashërin, Shahin Kolonjen, Mid`hat Frashërin, Sotir Kolenën, Visak Babatasin dhe me shumë patriot tjerë. Me të gjithë këta patriot, dr. Ibrahim Temo ngren zërin e padrejtësisë, kundër Perandorisë Osmane e cila sundoi padrejtësishtë 550 vjet shqiptarët, si dhe kundër planeve të turpshme që i bënte Europa në darjen dhe coptimin e shqiptarëve.
  • Në vitin 1898, Faik Konica i propozon dr. Temos që të vihet në krye të shoqatës “Përlindja e Shqipërisë”. Temo asajë kohe shok më të ngusht të kësajë ane nga Struga dhe Ohri, kishte Abdul Naxhiun – Dërvish Himën,i cili me përkushtim i kryente të gjitha angazhimet patriotike, të cilat i ngarkoheshin prej dr. Temos.
  • Dr. Ibrahim Temo u vu në mbrojtje të drejtave të popullit shqiptar dhe në shkrimet e tia ka trajtuar ngjarje të rëndësishme si Lidhjen e Pejës, Kuvendin e Dibrës, Kongresin e Manastirit, Kongresin e Elbasanit, etj.
  • Dr. Ibrahim Temo dha kontributin e tij në krijimin dhe veprimtarinë e klubeve patriotike shqiptare, në hapjen e shkollave shqipe, në mbështetjen e alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe. Ai e konsideronte shtypin si një mjet të fuqishëm në zgjimin dhe ndërgjegjësimin e kombit shqiptar. Ai ka mbështetur kryengritjet e armatosura në Shqipëri si një nga mënyrat e zgjidhjes së kërkesave kryesore të shqiptarëve. Ai ka qenë mbështetës i autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë
  • Më 9 gusht të vitit 1898 dr. Ibrahim Temo nënshkroi Memorandumin e Komitetit Shqiptar në Bukuresht drejtuar Sulltanit dhe shteteve evropiane me kërkesa për Autonominë e Shqipërisë. Memorandumi është nënshkruar edhe nga anëtarët e tjerë të komitetit, si: Mehmet Bej Frashëri, Jashar Erebara, Pandeli Evangjeli, Dervish Hima ,etj.
  • Dr. Ibrahim Temo me rastin e mbledhjes së Kongresit Kushtetues Shqiptaro-Osmane (Kuvendi i Dibrës, 23 – 29 korrik 1909) i dërgonte parisë një letër, ku ai kërkonte pozicionimin e tyre të qartë ndaj Turqve të Rinj dhe i këshillonte organizatorët të mos u besonin dhe të mos bashkëpunonin me ta, se edhe turqit e ri jan gënjeshtar.
  • Ai iu propozonte organizatorëve të Kongresit, që të bëheshin disa ndryshime në protokollin e mbledhjes.
  • Dr. Ibrahim Temo luftoi dekada të tëra, sëbashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë për të arritur në ditën e Shpalljes së Pavarësisë.
  • Nga Struga dhe Ohri në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 28. XI. 1912, morën pjesë: Zyhdi Bej Ohri, Dr. Myrtezai dhe Nuri Efendi Sojliu, ndërsa dr. Ibrahim Temo nuk pati mundësi të ishte pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Në këtë ngjarje të shënuar mori pjesë vëllai i tij Nuri Sojliu. një nga përfaqësuesit e Strugës në këtë ngjarje të shënuar, një nga firmëtarët në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.
  • Dr. Ibrahim Temo mbërriti në Durrës në fund të majit 1914, i dërguar nga Qeveria Rumune, në krye të një grupi sanitar të Kryqit të Kuq të Rumanisë. Ai u emërua në qeverinë e Princ Vidit, drejtor i përkohshëm (provizor) i shëndetësisë. Dr. Ibrahim Temo sëbashku me ekipin e tij dha një kontribut të vlefshëm për luftimin e sëmundjeve infektive dhe në veçanti të malarjes. Dr. Ibrahim Temo, sëbashku me Dr. Halit Bej Bërzezhdën, kishin hartuar përpara vitit 1909 një projekt në të cilin ka bërë plotësime edhe Jashar Erebara, dhe me anën e të cilit synonin zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri. Me gjithë përpjekjet e tyre Projekti nuk arriti të realizohej për shkak të mungesave financiare dhe kohës së shkurtër të qeverisjes të Princ Vidit në Shqipëri.
  • Dr. Ibrahim Temo në bashkëpunim me Asdrenin hartuan një raport prej 10 faqesh, të cilin ja dorëzuan Qeverisë Rumune. Në raport pasqyrohej gjendja në Shqipëri, si dhe aprovimin për mënyrën e qeverisjes së Princ Vidit. Raporti duhet të jetë hartuar në fillim të muajit gusht të vitit 1914
  • Me largimin e princ Vidit nga Shqipëria iku dhe dr. Ibrahim Temo e u vendos sërisht në Konstancë.
  • Dr. Ibrahim Temo lindi në Strugë më 21. 03. 1865, ndërsa ndërroi jetë në Kostanc të Romanisë më 2. 08. 1945.
  • Për nder të kësajë figure kaq të madhe patriotike, intelektualët shqiptar të qyteti të Strugës, gjimnazin shkollë e mesme në Strugë, e emruan me ermin e tijë SHMK “Dr. Ibrahim Temo”, i cili gjimnaz u themelua në vitin 2006.
  • Por jemi të obligueshëm që amanetin e tij ta plotësojmë, që eshtrat e tijë të pushojnë buzë gjolit të Ohrit në Strugë. Kjo ishte dëshira e tij e fundit, të cilën politikanët shqiptar në Iliridë ende nuk e shohin të arsyeshme ose bahen shurdhë.
  • Jemi krenar që kemi këtë patriot, me vlera shumë të mëdhaja si dhe shumë patriot tjerë që I ka Struga.Për të ardhmen poashtu duhet ngritur buste dhe përmendore tjera, buzë bregut të liqenit të Ohrit si dhe buzëbregut të Drinit të Zi.
    Vetëm ashtu Struga, do të duket më e bukur, më e dashur, më e plotë për qytetarët dhe për çdo visitor.
    Me rastin e vitit të ri shkollor 2019/20, Drejtoreshës së SHMK “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, z. Besime Jonuzi, kolegëve të mi të nderuar dhe të respektuar të asajë shkolle, si dhe nxënësve, u uroj dhe dëshirojë shumë suksese në fushën e proçesit edukativo arsimor, sa më shumë suksese për arsim sa më cilësor.