Nga bareshë në ministre
Historia bën fjalë për një zonjë, jeta e të cilës ka qenë e mbushur me vullnet, vendosmëri, ambicie dhe ëndrra. Origjina e saj është nga Maroku, nga një fshat i thellë madje dhe fëmijërinë e saj e kaloi duke kullotur delet bashkë me të vëllain. Familja e saj jetonte në skamje dhe ajo detyrohej të kontribuojë sadopak.
Duke parë jetën e vështirë në Marok, e gjithë familja emigroi dhe u vendos në Francë. Sot, vajza e brishtë dhe e dobët që kullsote delet bashkë me të vëllanë është 36 vjeçe. Ajo vajza e varfër dhe e ligësht dikur, sot është femra e parë në Francë që zë portofolin e ministres së arsimit. Emri i saj është Nagat Belqasem. Ajo nuk është vetëm femra e parë që merr në dorë ministrinë e arsimit në Francë, por edhe arabja dhe myslimania e parë që merr një post kaq të rëndësishëm, jo vetëm në Francë por në mbarë Evropën.
Po si arriti deri këtu? Si ia doli që nga një bareshë të bëhej ministre?
Ajo vetë tregon dhe thotë:”Pasi fillova të arsimohem dhe të ndryshoj jetën time, kuptova që arsimi dhe edukimi janë sekreti i jetës së njeriut. Unë u dashurova me edukimin dhe fillova të mendoj e të hulumtoj mbi format më të mira të edukimit. E gjitha kjo u konkretizua në një projekt me kosto 250 milionë euro. Projektin ua ofrova partive të ndryshme në Francë, por sa kuptonin që jam emigrante, aq më tepër arabe e myslimane, as që i hidhnin sytë. Pas pesë vitesh gjeta dikë që e lexoi projektin dhe i besoi asaj që kisha shkruar dhe ja ku jam sot!”
Pasi iu besua ministria e arsimit të Francës, Naxhat Belkasem shkroi në llogarinë e saj në facebook:”Nuk është turp të dështosh përderisa vazhdon të përpiqesh! Që në vegjëli mbaj mend fjalët e nënës që më thoshte:”Mos kij frikë o bijë, sepse përderisa ke ëndrra dhe imagjinatë, kjo botë do të mjaftojë për ti përmbushur ato. Jeta ua përmbush ëndrrat dhe ambiciet atyre që ëndërrojnë dhe nuk ua përmbush atyre që nuk ëndërrojnë.”
Nëse ke një ëndërr dhe i beson me gjithë qenien tënde asaj, dije se do e bësh realitet. Zoti ka vendosur ligje në këtë botë dhe një nga këto ligje është ai i përmbushjes së ëndrrave dhe ambicieve të cilat i besojmë dhe derdhim mund e djersë.