Shoqata Kulturore Shqiptare «BASHKIMI», organizon: «PANAIRIN E LIBRIT 2019»
Shoqata Kulturore Shqiptare «BASHKIMI» njofton se më 15.09.2019, në qytetin Uster të Kantonit Zürich zhvillohet panairi i librit – Diaspora 2019. Me këtë rast ftohen të marrin pjesë: shtëpi botuese, shkrimtarë, poetë dhe autorë të zhanreve të ndryshme letrare.
Në njoftimin e shoqatës theksohet:
”Me respekt të veçantë ftohen dashamirët e librit, ku aty, do të kenë rastin të gjejnë larmi librash të ndryshëm dhe të takohen me autorët.
Hyrja dhe pjesëmarrja në këtë panair është falas.”
Panairi i Librit do të mbahet ditën e diel me 15 shtator 2019, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 20:00.
Adresa:
Stadthofsaal
Theaterstrasse 1
8610 Uster
Për kontakte më të detajuara, janë personat dhe numrat e mëposhtëm:
Agron Idrizi +41 78 854 01 52 (Viber / WhatsApp)
Guximtar Alushi +41 78 898 50 50 (Viber / WhatsApp)
Bekim Bajraktari +41 79 346 85 37 (Viber / WhatsApp)