
Salar de Uyuni nuk është vetëm rrafshina më e madhe e kripës në botë, por ajo është njëherësh edhe pasqyrja më e madhe dhe më e saktë në botë.
Për shkak të madhësisë dhe nivelit të litiumit, kur bie shi, e gjithë rrafshina shndërrohet një pasqyrë gjigante, e cila e reflekton qiellin, me një ndryshim me një përqindje shumë të vogël.
Kjo rrafshinë e vjetër rreth 40.000 vjet, në të cilën dikur ishte liqeni Minchin, zë një sipërfaqe prej 12.000 kilometra katrorë.
Me kalimin e kohës, ky liqe është tharë, ndonëse në afërsi kanë mbetur ende dy liqene: Uru Uru dhe Poopó. Sipas disa supozimeve, në këtë rrafshinë ka rreth 10 miliardë ton kripë, prej të cilave çdo vit njerëzit marrin rreth 25.000 ton.