HISTORIA
Qyteti i Strugës shtrihet në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë dhe duke jetuar me shekuj ka formuar fizonomin e saj në aspektin historik, kulturor, në art, arkitekture, dhe në atë estetike.
Ç’do qytet ka historinë, dhe të kaluarën e vet dhe ajo e bën që qytetaret të mburren, krenohen me të. Ajo e bashkon popullin e çdo qyteti dhe bën ti respektojnë traditat dhe njëkohësisht t’ua përcjellin gjeneratave më të reja, ose më konkretisht ato përcillen prej brezit në brez. Flasim për qytetin e Liqenit të Ohrit, për historinë e këtij qyteti ku ç’do gur ose kalderma dhe ç’do guace e liqenit të kthjelltë paraqet pjesë përbërëse e piramidës së këtij qyteti. Struga qytet i artizaneve. Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon nëpër periudha zhvillim të traditave, ekonomisë dhe kulturës por mos ta harrojmë faktin se ka qenë edhe në sy të shume pushtuesve.
Historia e Strugës fillon nga neoliti . Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vendbanim . Si mbas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida ( Ohri i sotëm ) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishtë 2 kilometra larg Strugës ). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan , Struga ka qenë territor ku intenzivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenishtë e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorishtë , Oktis dhe Dollogozhdë.
Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorishtë . Për bazilikën në Ladorishtë dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorishtë.
POZITA GJEOGRAFIKE
Ne pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica, Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës, Petrines, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug.
Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407ha.
Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698m.
Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka egzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonë vendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përrfshin sipërfaqe prej 573ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime (Misleshova, Drasllajca, Moroishta, Llozhani, Bixhova, Vranishta, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Ladorishti, Radozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Epërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, , Nerezi, Bezeva, Jabllanica, Llakajca, Priskupshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishta, Livadhia, Misllodezhda, Novosela, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Tashmaronishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani).
Fshatrat shtrihen :
- Nga ana e majtë e Drinit në lindje të rrëzës së Malit Jabllanica, si fshatra të Drimkollit të Strugës dhe dy fshatra ne bregun e liqenit.
- Në rrëzën malore të Jabllanicës fshatrat e Drimkollit të Dibrës.
- Nga ana e djathtë e Drinit ndodhet krahina e Malësisë, por më në veri të saj krahina e Zhupës së Dibrës.
- Në rrezen jugore të Karaormainit dhe në skajin e fushës.
- Në pjesën përfundimtare të Fushës së Strugës.
Fshatrat e Komunës së Strugës kryesisht janë të tipit të ngushtuar.
KLIMA
Sa i përket klimës, gjegjësisht temperaturës,sipas pozitës gjeografike të Strugës, mund të thuhet lirisht se në Strugë sundon klimë subtropike, por ndikim ushtrojnë edhe rrymat e saja ajrore dhe klima kontinentale.
Duke qenë e rrethuar me kodrina malore, sepse në perëndim ndodhet Jabllanica, në veri-lindje Karaormani, në jug-lindje Galiçica, si dhe hapësira e Strushko Poles(Fushës së Strugës) në rrjedhën e lumit Drini i Zi dhe Sateska nga veriu,të gjitha këto kanë kushtëzuar temperatura më të ulëta dimërore.
Temperatura maksimale e ajrit në muajt korrik dhe gusht mund të sillet nga 28 C- 33 C. Në sezonin verore gjegjësisht në muajt korrik dhe gusht temperatura e ujit mund të arrijë deri në 26,4 C, Numri mesatar i ditëve me temperaturë verore të ajrit (më e larta është 25 gradë dhe e pjesës sipërfaqësore të ujit të liqenit arrin 20 gradë) arrin në 73 -78 ditë, me intensitet më të madh në korrik dhe gusht.
Në periodën dimërore të vitit temperaturat mesatare mujore arrijnë mbi zero.
Në viset malore mbi 1600 m.l.mb. temperaturat më të ulëta dhe nën zero fillojnë nga muaji dhjetor dhe zgjasin deri në fundin e muajit mars.
INSOLACIONI
Insolacioni në Strugë dhe në regjionin përkatës është mjaft i lartë. Me 2208.3 orë vjetore, Struga e zë vendin e parë në Republikën e Maqedonisë. Në perioda të ndryshme vjetore Struga ka shkëlqim të ndryshëm diellor. Kështu p.sh nga muaji dhjetor gjer në muajin gusht shkëlqimi diellor është më i gjatë, kurse e kundërta është nga muaji gusht deri në muajin nëntor. Në muajt korrik dhe gusht insolacioni mesatar arrin nga 10-12 orë, me çka vërehet ndikim pozitiv në klimën e përgjithshme të qytetit të Strugës.
VRANESIRAT
Të dhënat statistikore tregojnë se në Strugë dhe në Pellgun e Strugës vranësirat janë më të mëdha në muajin dhjetor dhe arrijnë deri ne 7.2 orë në ditë, ndërsa më të vogla janë në gusht kur zbresin deri në 1.4 orë.
TE RESHUARAT
Të reshurat e shiut në Pellgun e Strugës janë të ndryshueshme. Të reshurat mesatare të shiut sillen rreth 600-700 mm, kurse në malet përqark arrin prej 2000-2500 mm shi dhe si shembull mund të merret mali Jabllanica.
Në pellgun e Strugës ka 96 ditë me reshje gjatë vitit dhe reshje deri në minimum në muajt e verës.
ERERAT
Pozita gjeografike e Strugës, hapja e Pellgut të Strugës, malet përqark qytetit si dhe afërsia e liqenit, mundësojnë që në Strugë të fryjnë erëra nga të gjitha anët.
Erërat ndahen në të përhershme dhe lokale.
Në erërat e përhershme përfshihen erërat që vijnë nga jugu dhe nga veriu.
Erërat e veriut zakonisht vijnë nga lugina e lumit Drini i Zi dhe bartin freski, fryjnë pothuaj gjatë gjithë periodës vjetore, por më shumë në dimër.
Erërat jugore fryjnë zakonisht në mars dhe prill dhe më rrallë në maj.
Era e jugut është e përshtatshme për gjueti të ngjalave, trembëlak dhe grunca.
Erërat lokale janë prodhim i ngrohjes jo të njëjtë të sipërfaqes dhe masës së ujit të liqenit.
Erë karakteristike e Liqenit të Ohrit është era Stermec(Rrëpirë).
Vjen nga malet përqark dhe prandaj është e ftohtë, fryn gjatë tërë natës deri në agim me frymë të qetë dhe valë të plota
POPULLSIA
Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë.Shkalla e nataliteit në vitin 2004 ishte 10,2%(në 1000 banorë),kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore).Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6 promila.Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101,në promila 2,7.Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës.Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6.Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona,nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikes së Maqedoniseë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217,prej të cilëve 150 janë qytetarë të shperngulur brenda R.së Maqedonisë.
Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetaëve të shpërngulur(113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km2. Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0.3 shkurorëzime në 1000 banorë.Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve. Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743(50%) të gjinisë femërore dhe 31633(50%) të gjinisë mashkullore.
Shkalla mesatare e moshës së populates sipas regjistrimit të vitit 2002,është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2%.Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2%, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7%.