
Fc Young Team me gjeneraten 2008 eshte shpallur kampion ne turneun e pare per sezonin 2019/2020, njofton Struga Ekspres.
“Me se miri e kemi filluar kete sezon , duke fituar nje turne shume te fuqishem me skuadra si : Ks Skenderbeu , Zupa Dubrovnik , Borac Novi Sad , Partizani , Akademija Postollov , Prilep , Talent , Prishtina , Ali Demi , Fer Plej , Kumanova , Evro Futball , Radnicki V, etj…
Kemi arritur deri ne finalen e madhe pa asnje humbje duke qene lider i vertete duke i fituar te gjitha ndeshjet bindshem
Ne finalen e madhe kemi arritur fitore te thelle 5:0 kunder Prilepit”, shprehet për Struga Ekspres, trajneri Seit Kreka.
Me gjeneraten 2010 ka fituar vendin e trete , duke fituar shkollen e Lushtes 5:0 ne finalen e vogel .
Ky ekip patur lojtarin me te mire ne turne dhe dy golashenuesit me te mire gjithashtu .
“Ne u shpallem kampion , por kjo është normale në një shkolle siç është Young Team .
Ishte mirë të shohim tifozët (prindërit) me ne gjate gjithë ndeshjeve dhe keto fitore i dedikohen atyre”, përfundon Seit Kreka.
Kujtojmë se trajneri strugan vazhdimisht korrë suksese duke u shpallur edhe kampion evropian.



























