Florijon Dauti, I riu nga Struga që po pushton futbollin zviceran, i bashkangjitet U15 te FC Winterthur

Talentë të tjerë po shpërfaqen në futbollin zviceran dhe nuk kanë si mungojnë edhe kësaj radhe shqiptarët informon Faktiditor. Ch. Bëhet fjalë për një talent që është rritur në Zvicër dhe ka kaluar nëpër të gjitha akademitë e futbollit atje ndërsa origjina e tij është Struga një vend me shumë talente futbolli por edhe në sporte tjera. Ky është Florijon Dauti që ka kaluar tashmë në U15 te FC Winterthur aktualisht një skuadër që luan në Ligën e dytë zvicerane por që është një emër I madh i futbollit në vendin alpin. Këtë e ka konfirmuar vetë prindi i Florijonit i cili gjithnjë I ka qëndruar afër në hapë rimin e tij prej futbollisti deri në këtë fazë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist të cilin shumë shpejt do ta shohim në një klub të madh. Babai Jeton Dauti nuk ka harruar të falemenderojë trenerët dhe stafin tjetër që kanë punuar me Florijonin që tashmë sigurtë po ngjitet në majat e futbollit zviceran dhe jo vetëm.