Efekti Kobra
Përgjatë kolonializmit britanik të Indisë, prefektit të një rajoni, i lindi ideja të heqë qafe të gjithë gjarpërrinjtë kobra, me të cilët ishte mbushur vendi dhe rrezikonin jetën e njerëzve në rrugë e shtëpi.
Menjëherë njoftoi se kushdo që vriste një kobra dhe e sillte në një zyrë të posaçme pranë prefekturës, do të merrte një shpërblim monetary në dorë.
Për muaj me radhë, njerëzit vërshonin drejt zyrës së prefekturës, duke dorëzuar kobrat e vrara dhe duke marrë në këmbim shpërblimin e caktuar.
Numri i njerëzve dhe i kobrave të vrara, jo që nuk pakësohej, por vetëm sa shtohej, gjë e cila e shtyu prefektin të dalë të inspektojë gjendjen dhe të zbulojë shkakun e shtimit të kobrave aq shumë.
Ai mbeti pa fjalë kur pa me sytë e tij, se si fshatarët indianë kishin ngritur ferma pafund për shtimin e kobrave, për ti vrarë dhe shitur në prefekturë më pas.
Pasi e kuptoi efektin e kundërt që kishte shkaktuar plani i tij, urdhëroi menjëherë anullimin e shpërblimit.
Me këtë vendim, të gjithë fermerët që kishin ngritur ferma për shtimin e kobrave, u detyruan ti lenë në lira, gjë e cila i mbushi rrugët e fshatrave e të qyteteve plot kobra, kjo i detyroi shumë qytetarë të braktisin shtëpitë dhe të ndryshojnë vendbanim.
Që atëherë, ekspertët e quajnë çdo projekt të pastudiuar mirë, me emrin “Efekti kobra”.