John Rambo kthehet në ekranin e madh, me premierën e “Rambo Last Blood” në fund të shtatorit, seria e pestë e sagës së aksionit dhe i fundit për yllin Silvester Stalone.
Filmi zhvillohet në SHBA dhe Meksikë, dhe Rambo jeton në një fermë në Arizona dhe vuan nga PTSD.
“Rambo duhet të përballet me të kaluarën dhe të zbulojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme të luftimit, në mënyrë që të kërkojë hakmarrje për misionin e tij të fundit. Ai shënon kapitullin e fundit të sagës legjendare”, thuhet në përshkrimin e filmit.
Stalone është 73 vjeç dhe pranon se i është dashur të zvogëlojë numrin e skenave të veprimit për shkak të moshës së tij.
“Zemra ime është e gatshme, por trupi im po thotë – ‘rrini në shtëpi’. Ashtu si ata luftëtarë që përfundojnë në ndeshjen e fundit. Lërjani atë dikujt tjetër”, tha aktori.
Me 10.5 milion ndjekësit e tij, ai së fundmi ndau një montazh fotografik të filmit të ri