“ILIRE VINCA : Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”, është citimi i kryeministrit.
Por nuk ka munguar përgjigja e aktores:
“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama gënjen publikisht duke cituar pas qejfit të tij aktorë e regjisorë të ndryshëm.