Ky është Afam. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare dhe në vitin 2000 emigroi nga Nigeria dhe u vendos bashkë me familjen në SHBA. Për të siguruar jetesën punoi si shitës rrobash në rrugët dhe trotuaret e Bostonit. Më pas hyri në shkollë, por sipas dëshmisë së mësuesve të tij ishte një dështak me brirë, pasi mbeti në disa lëndë. Hyri në një kurs dy vjeçar, të cilin e përfundoi për pesë vite. Punoi si roje dhe në disa restorante për të ndihmuar familjen e tij të varfër. Provoi dhunën fizike disa herë në vendet e punës.
Banorët e lagjes ku jeton, duke parë dëshirën e tij për të bërë para, mblodhën ca para me qëllim që ai të ndjekë studimet për biokimi në universitetin e Masaçusets. Më pas ai aplikoi në Harvard dhe gëzimi i tij ishte i papërshkrueshëm kur i thanë se ishte pranuar. Ai u diplomua dhe në Harvard dhe tani punon si kirurg, me dëshirën për të udhëtuar në vendet e varfëra për të kryer operacione falas atje.
Për veten e tij ai thotë:”Bazuar në përvojën time personale, askush nuk e di çfarë mbart e ardhmja. Kurrë nuk kam menduar ndonjëherë se mund ta kem vendin në fakultetin e mjekësisë. As në ëndërr se kam parë veten atje. Tashmë unë jam diplomuar për mjekësi dhe punoj si mjek!”