SHQIPTARËT DHE BALLKANI ILIRIK
DËSHMI PËR AUTOKTONIN E SHQIPTARËVE
Shkruar nga prof. dr. M. Musai
Maqedoni Antike ishte emri i vërtetë i mbretërisë që shtrihej në pjesën veriore të Greqis së sotme dhe kufizohej me mbretërinë e Epirit, deri në perëndim dhe në lindje me Trakinë. Maqedonia Antike ekziston 800 vjet para krishtit, dhe ka zgjatur deri në vitin 146 p. e. tonë. Maqedonia Antike u bë forca më e fuqishme ekonomike, ushtarake, të cilën më vonë Leka i Madh e forcoi Maqedoninë Antike edhe më shumë, duke pushtuar toka në drejtim të lindjes.
Prej shkrimeve të para si dokumente historike të cilat e përmendin Maqedoninë Antike, fillimisht duhet përmend Herodotin. Të kuptohemi se shkrimet e para, nuk janë të sakta, ngase intelegjenca e asajë kohe ishte fillestare, informacionet ishin gjysmake, lëvizja ishte shumë e e kufizuar dhe e ngadalshme dhe e pasigurtë. Prandaj për shumë sende nuk duhet të bazohemi te ata historian. Shumë prej atyre historianëve kan plot mangësira dhe nuk duhet shumë të bazohemi në shënimet gjysmake, ose të paqarta.
Herodoti e përmend vetëm emrin Maqedoni, për të cilën trumbetojnë sllavët dhe grekët se ata na qenkan zot shtëpie. Shënimet e Herodotit nuk kan vlera shkencore, as për ne as për grekët dhe sllavët, ngase nuk jep sqarime për vlerat e mbretërisë të Maqedonisë Antike. Herodoti poashtu nuk flet për karakteristikta gjuhësore, për vlerën e luftrave, për traditat, besimin, si dhe shumë vlera tjera, të cilat kan rëndësi për trungun gjenetik të ilirëve. Sipas Herodotit dalin gjërat e ngatërruara dhe pa vlera shkencore, për kohën e atëhershme dhe për historinë e sotme të vërtetë. Prandaj duhet të marim për fakte dhe argumente edhe disa historian tjerë, të mëvonshëm.
Tukididi si historian ka karakter informativ, ai bën dallimin midis popullit Helen dhe Maqedonas, poashtu është më i sakt në informim, kur thot se populli Maqedonas përbëhej prej shumë fiseve, që është më se e vërtetë.
Historin duhet kuptuar si shkencë të vetë, vetëm përmes shkrimeve të vërteta, vërtetojmë se popujt e vjetër ekzistues në Maqedoninë Antike, ishin ilirët si popull më i vjetër. Kurse luftrat ilire duhet kuptuar si luftra për vetmbrojtje, ose luftra të një fuqie të madhe, si në sundimin e Lekës, ku Maqedonia asajë kohe ishte supefuqi Botërore.
Historikisht edhe Tukididi të len përshtypje të dyshimta, se nuk e flet realitetin, por e shpreh urrejtjen, ndaj popullit Antik Maqedon. Në histori si dhe në shkenca tjera, nuk duhet dhan përparësi urrejtjes, ose mos njohjes së vlerave reale. Prandaj Tukididi mendoj se është vetëm një informtor, historikisht jo i sakt, ndoshta nuk i ka dijtur gjërat sa duhet, ose ka pas ndonjë të met ose urrejtje. Për ta treguar të vërtetën e zhvillimeve historike në Balkan, kam besimin se ka edhe historian tjerë, veprat e të cilëve ende nuk kan parë dritë, prej kohës së filozofisë antike Ilire. Nëse ata shkrime, apo ajo e vërtetë historike, tregohet dhe mësohet, besoj se dëmtohet tërësisht historia e paqenë e Greqisë të sotme dhe sllavëve të jugut. Greqia prej atyre fakteve të vërrteta del se është shtet kopil dhe inekzistent.
Shteti Antik i Maqedonisë në drejtim perëndimor kishte shtrirje deri në Detin Adriatik, pastaj kufizohej me Epirotët në jug, kurse në veri ishte Illyria prodicti – Iliria e vërtetë, ndërsa nga ana lindore kufizohej me Peoninë.
Gjithë hapësira ku banonin Maqedonët Antik ishte tokë pjellore për bujqësi, e pasur me minerale, male, lumej, liqej dhe dalje në Detin Adriatik. Gjatë kohës së bronxit Bryges, bashkuan feudalët ilir në pjesën jugore të vendit, ban një konfederat të cilë e respektonin dhe shkonin drejt zhvillimeve të interesave të tyre të përbashkëta. Gjithashtu fiset ilire bën bashkim edhe në shek. e VI p. krishtit, asaj kohe Persianët bën invazion drejt tokave të Maqedonisë Antike. Këtu Straboni përmend se ishte merita Argeade, e cila çoi njohjen e Maqedonisë në aspektin historik. Orestët asajë kohe ishin të fortë dhe udhëhiqnin deri në Vlorë.
Poashtu asajë kohe kemi edhe bashkime tjera të fiseve ilire si Dasaretët, Enkelejt e Pogradecit, Pirustët e fushës së Pollogut. Qendra kryesore e Pirustëve poashtu asaj kohe ishte Alorus – Tetova, kurse fiset tjera në Dibër – Doberus Damastionët. Mos harrojm pa i përmendur edhe fisin ilir mbi fushën e Shkumbinit Parthynus. Të gjitha atyre fiseve u qendronte Plini, i cili lidhi martesa midis fiseve dhe krijoi miqësi edhe bashkim të fiseve ilire. Për këtë mund të themi se çfaqja e Maqedonisë, ishte rrezulltat i përpjekjeve të Konfederatës Bryge (të cilët ishin arbror). Bashkimi i fiseve ilire u pengonte popujve ardhacak, por për të ardhmen ilirëve me mjeshtri ua futën përçarjen, fillimisht djemve të Lekës së Madh, të cilët kishin grindje shumë të mëdhaja midis vedi, vëlla me vëlla. Pra historia e vjertë antike nuk bën fjalë për popuj të shpifur dhe të pa qenë ose të pjellur përmes imagjinatës.
Përpçarja si veti dhe dukuri negative trashëguese, që e kemi sot na shqiptarët, na ka lan me shumë pasoja. Përçarja, urrejtja, me disa veti tjera negative, sikurse janë interesi, inati, tradhëtia, bajraktarizmi, dukuria primitive e lokalizmit primitiv, etj. Prandaj për shumë arsye na shqiptarët hala nuk kemi bërë bashkimit kombëtar, vetëm prej antivlerave.
Shqiptarët mund të mburren me shumë heroj, dhe koka të mençme, por janë dy figurat ma me vlerë që lavdohet Europa dhe Bota, ata janë: Aleksandri i Madh dhe Gjergj Kastrioti.
Aleksandri i Madh lindur më 20. 8. 356 p. Krishtit, në vendlindjen e tijë të njohur Pella. Aleksandri i Maqedonisë vdes më 10. VI. 323 p. e. s. Aleksandri si mbret ilir, qëndroi në krye të frontit, prej vitit 336 deri në 323 p. e s. Pra Aleksaendndri i Madh vendoi baza të forta shtetërore, ushtarake, ekonomike për Maqedoninë Antike, kujrse pa dallim prej Aleksandrit të madh, në mesjetë në shek. e XV kemi Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
Dëshmi për autoktonin e shqiptarëve: janë shumë fakte me vlera historike, të cilat vërtetojnë autoktonin tonë, si ilir dhe si shqiptar. Por janë edhe shumë fakte tjera të cilat kam besimin se fshihen në podrumet e Greqisë dhe në podrumet e Vatikanit. Poashtu duhet të bëhen edhe shumpë rrëmime tjera, për ti zbuluar edhe artifaktet tjera ma me peshë historike, për ta bindur shurdhin dhe të verbëtin, gjegjësishtë për ti bindur kokëtulat e Europës, si dhe do pseudo shkencëtar shqiptar, të cilët nuk kan guximin dy fjalë tu thuhen grekëve, dhe sllavëve, se e keni gabim. Sa më parë duart larg prej hises të historis tonë, të cilën e keni bërë histori për vehte. Prej gjithë asaj që flasin faktet ekzistuese, të gjitha janë në anën tonë se shqiptarët janë të vetmit pasardhës të drejtpërdrejtë prej ilirëve.
Shkencat e sotme moderrne, veçanërisht gjenetika dhe biologjia molekulare, vërtetojnë për rrugën zhvëllimore të evolucionit organik. Materiali gjenetik para disa mijëra vjet që gjendet i ruajtur në qelizt skeletore të skeletëve të njerëzve ilir, është identik apo i ngjajshëm me të gjitha vlerat gjenetike trashëguese me shqiptarët e sotëm. Pra rrugën gjenetike duhet kërkuar vetëm te shqiptarët. Prandaj ne duhet me çdo kusht ti numërojmë faktet historike dhe trashëguese, ngase vetëm ashtu e vërtetojmë lashtësin tonë ekzistuese, pastaj duhet të kthjellohemi dhe më shumë të punojmë për vehte.