Temperatura në Liqenin e Dojranit 30,8 gradë, ndërsa në Liqenin e Ohrit 26 gradë

Për rreth dy gradë është rritur temperatura e Liqenit të Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit sot pasdite në raport me atë të mëngjesit.

Sipas matjeve të fundit të DPHM në orën 13:30, temperatura e ujit në Liqenin e Ohrit është 26 gradë, ndërkaq në mëngjes ishte 23,5, në Liqenin e Prespës është 27, ndërkaq ishte 25,5, përderisa në Liqenin e Dojranit paraqet 30,8 gradë, ndërkaq ishte 29.

Siç thonë nga Sektori hidrologji, Liqeni i Dojranit është më i nxehtë për arsye se ngrohet më lehtë. Prej këtej, është e natyrshme të ketë temperaturë më të lartë.