Tre yjet…

Tre yjet

Historia në fjalë vjen nga Korea dhe i referohet vitit 1938 dhe flet për një të ri i cili shiste sheqrr dhe oriz në një dyqan tepër modest. Pavarësisht se bënte një jetë shumë modeste me të ardhura shumë modeste, ai kishte ambicie shumë të mëdha. Ëndrra e tij nuk kishte asnjë lidhje me gjendjen në të cilën jetonte. Ai ëndërronte që dyqani i tij ku shiste oriz dhe sheqer, të shndërrohej në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në nivel botëror. 
Para se të vazhdojmë më poshtë me historinë e personazhit tonë, po të pyes: Cilat janë ambiciet e tua? Vallë çfarë kërkon të arrish në këtë botë? Cilat janë ëndrrat e tua?”
Personi për të cilin po flasim është pronari i kompanisë së njohur Samsung. Po, pronari i njërës nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë moderne sot, fillimet e para i kishte me shitjen e orizit dhe të sheqerit. 
Emri i kompanisë përbahët nga dy fjalë, Sam dhe Sung, që do të thonë: Tre yjet. Me tre yje, ai nënkuptonte tre themelet bazë mbi të cilat do e ngrinte kompaninë e tij dhe këto janë:
E fuqishme.
Madhështore.
E përjetshme.
Sot, të ardhurat e kompanisë Samsung janë sa gjithë të ardhurat e kompanive amerikane Microsoft, Google, Apple etj… Për Samsung punojnë mbi pesëdhjetë mijë kërkues shkencorë.
Vlen të dihet se Byung Chul Lee nuk e pati rrugën të shtruar me trëndafila, por kaloi nga një vështirësi në një tjetër. Korea është një vend shumë i madh, ka kaluar probleme e luftra në të shkuarën dhe vështirësitë kanë qenë të pafund. Megjithatë, në fund gjithçka i dorëzohet vullnetit të palëkundur dhe veç vullnetit, koreanët investuan fuqishëm në arsim. Nuk ka gjë të pamundur në këtë botë, por ka njerëz që kanë vullnet dhe njerëz që nuk kanë dhe nuk duan të kenë, njerëz që kanë ambicie dhe njerëz që nuk kanë. Ambicieve po tu shtosh vullnetin dhe përpjekjet e pandara, padyshim që do të japin rezultatet e dëshiruara.