Intelektuali nga Struga Musa Musai: HAVZI NELA (1934 – 1988) 31 VJET NGA EKZEKUTIMI ME VARJE I POETIT HAVZI NELA

HAVZI NELA (1934 – 1988)

31 VJET NGA EKZEKUTIMI
ME VARJE I POETIT
HAVZI NELA

Në shenjë nderi dhe respekti, për poetin Havzi Nela, nesër në Strugë, te ura e parë e Drinit të Zi, Ura e mbramjeve të poezisë, do të lexohet vjersha, Kur të vdes. Gjithashtu në shenjë respekti për poetin Havzi Nela, do të hidhet një buqet me lule.
Për të ardhmen propozoj takime me shoqatën e shkrimtarëve në Strugë, të nderohen dhe të respektohen njerëzit më të dashur të kombit.

Havzi Nela lindi në 20 shkurt 1934, në fshatin Kolovoz të Kuksit. Ka të kryer shkollën fillore në vendlindje dhe të mesmen, kurse Shkollën e Lartë e kreu me korespodenc.Havzi Nela shumë herët ishte kundërshtar kundër regjimit komunist. Poeti Nela nuk pajtohej me komunizmin, kishte bindjet e tija se komunizmi është ideologji e cila nuk premton dhe nuk e zhvillon çështjen kombëtare. Më von poeti Nela u regjistrua në studime në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (Universiteti Luigj Gurakuqi), për fat të keq për shkak të bindjeve të tija kundër komunizmit ai përjashtohet, si njeri destruktiv kundër popullit dhe kundër shtetit.
Havzi Nela punësohet si mësues në fshatin Planit të Bardh, fshat malor i vogël në rrethinën e Matit.
Për shtetin poeti Nela ishte i padeshirueshëm, ngase ky u lexonte nxënësve të tij, poema të tija të shkruara nga vet autori.
Dëshirën e flakt që kishte për ti kryer studimet e mëtutjeshme, i vazhdoi me korespodenc në Institutin e Lart Pedagogjik. Pasi i kreu studimet punësohet rishtas si mësues në disa shkolla të fshatrave: Krumë, Lojma, Shishtavec. Si arsimtar punoi deri në vitin 1967, ngase po at vit ai transferohet në Topojan, pastaj për te dhe familjen e tijë fulluan ngjarjet dramatike me pasoja të rënda politike. Për atë kohë poeti Havzi Nela ndiqej prej SHIK ut, në çdo hap të jetës. Duke iu rëndua shpirti dhe duke mos dashur të jetojë në shqipëri, vendosi me bashkëshorten të kapërcejn kufirin për në Kosovë.
Në momentin kur ai kalon kufirin shqiptar, për amanet e le një letër në të cilën shkruan:” Lamtumirë atdhe i dashur, po të la por zemërplasur “. Të cilën letër rojete kufirit e kan mar dhe ia kan dërguar sigurimit. Për fat të keq Havzi Nela burgoset në Prizren bashk me shoqen dhe në këmbim të atdhetarëve shqiptar nga Kosova ai këthehet në Shqipëri. Pasi këthehet kuptohet u përballo të gjitha atyre torturave dhe vuajtjeve për të cilën denohet me 15 vjet burg heqje lirie.
Poeti Nela edhe në burg ishte i pa bindur prej ideologjis së kuqe, prandaj ai dënohet rishtas me tetë vjet burg në vitin 1975, ngase respektohej si armik i papërmirësueshëm kundër komunizmit, kundër Partis së Punës.
Në vitin 1988 gjykata e Lartë e Shqipërisë, e dënoi me vdekje me varje poetin Havzi Nelën, për të cilën gruaja e tij Lavdije Nela, bëri kërkesë për zbutjen e dënimit, por ajo nuk u pranua.
Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.
Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”
Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: “Poeti Havzi Nela është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë”.

Krijimtaria letrare e poetit Havzi Nela

• Në qelitë e burgut
• Nuse më dhanë robninë
• Eni të vajtojmë Shqipërinë
• Nusja e flamurit

KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë !”
A edini se çfar kam hjekë
Unë, poeti zemër zjarrtë ?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin ?”
Kur tkërkoni me ma gjetë, Thoni: “Ai, urreu mizorin”: Thoni: “Dheu ska me e tretë !”

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n`vuetje e dërmoi”.
Thoni se: Ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinëm
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t`errët qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzit këndoi,
E për vete mbajti zi”.

Thoni se: E qorroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypurit i tha: “Çohu”

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur` e ferra,
Nji tuf lule me ma lshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lind, ai ka me vdekë,
Veten Ju kur ta ngushëlloni, Thoni: “Gjallëkurkush ska mbetë !“.

                     Havzi Nela