,, Matematikë Historike”
Këto ,,mrekulli” të papara dhe të paimagjinueshme
që ndodhin brenda sojit tonë kombëtar – gjatë këtij
çerekshekulli modern, gjithsesi, duhet ta kenë një shkak
kokëfortë diku…
Mos ndoshta,,mekanizmat” e transicionit politiko –
ekonomik – i morën në dorë (me ndihmën e pakursyer
të miqëve të jashtëm, sigurisht) njerëzit që akoma s’e
kishin ,,kapërcyer” gjer në fund procesin e evolucionit
darvinian, dhe deshëm s’deshëm u kthyem kolektivisht në
zanafillën e këtij procesi”…Se sa do zgjasë ky ,, proces”,
e thotë thjeshtë dhe saktë ,,Matematika Historike”: Do zgjasë,
domosdoshmërisht, gjersa njeriu të aftësohet që t’i tregojë
vendin MAJMUNIT!..