Edhe sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot i nxehtë me temperatura afrikane në disa zona deri në 40 gradë Celsius.
Enti hidrometeorologjik paralajmëroi se deri në mesin e javës që vjen vendi do jetë nën fazën e verdhë dhe portokalli, ndërsa pritet që nga fundi i javës së ardhshme të ketë rënie të lehtë të temperaturave. Autoritetet rekomandojmë që pos të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve, diellit t’i shmangen edhe punëtorët e ndërtimtarisë.
Shërbimet e Ndihmës së Shpejtë njoftojnë se temperaturat e larta kanë rritur numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë. Mjekët rekomandojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje, ushqime sa më të lehta si dhe të vishet veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të hapura.