Musa Musai, Biolog dhe ambientalist nga Struga.
SHARTIMI I ARRAVE
JUGLANS REGIA
Arra është bimë drurore shumë vjeçare, me vlera shumë të mëdhaja. Vlerat e arrës janë me karakter ushqimor, mjekues, dietalë, si dhe druri i arrës ka vlera shumë të mëdhaja në industrinë e drurit. Është bimë dekorative dhe e përhapur kudo në Ballkan, në gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë.
Kohëve të fundit për arsye përfitimi, po mbillen sipërfaqe të mëdhaja me arra, por të natyrës patulake – arra xhuxhë.
Arrat duhet mbjellur mundësishtë më largë se 12 metra, njëra rrënjë prej tjetrës. Arrat janë bimë masive dhe kan zhvillim të fuqishëm.
Kohëve të fundit po kërkohen lloje të arrave, të cilat janë më cilësore, kanë kokrra të mëdhaja, të mbushura mirë me thelbin e arrës. Pastaj arra duhet të thyhet lehtë, të ket ngjyrë të bardhë dhe të ket yndyrë, të jet e pasur me alfa omega yndyrë.
Në Dobovjan të Strugës poashtu ka mjaft arra, por mbi të gjitha bie në sy një arrë, e cila ka mbi vet, në mënyrë selektive natyrale. Te ajo arrë është kryer selekcioni natyral, e cila arrë i ka të gjitha vlerat dhe vetit e lartëpërmendura.
Arra është shumë cilësore, kjo arrë ka mar shumë vende të para në gara të ndryshme, në vend dhe jashta Maqedonisë.
Duke dashur që kjo arrë të shumohet përmes shartimit, simjet në fillim të muajit maj shartova disa fidane të arrave, prej asaj arre, duke i shartuar me degë dhe shartimi ishte shumë i suksesshëm. Për atë qëllim kam postuar disa fotografi, të cilat flasin vetë për suksesin e shartimit.
Për këtë qëllim simjet mbolla 500 kokrra arre, prej të cilave kan mbi një numër i madh, për të ardhmen kam besim se do ti shartoj të gjitha, prej kësajë arre si dhe prej disa arrave tjera të përmendura për cilësi.
Uroj që kultivimin e arrës ta ndjekin edhe shumë dashamirë të tjerë të cilët meren me bujqësi dhe e duan pemtarinë.