Mr. Sci. Musa Musai: QARKULLIMI HEKURUDHOR SHKUP – STRUGË – FUND DUSHK

QARKULLIMI HEKURUDHOR

SHKUP – STRUGË – FUND DUSHK

Mr. Sci. Musa Musai.

Pasi filloi zhvillimi ekonomik, në disa shtete,lindi interesi për transportimin e mallit dhe të njerëzve në drejtime të ndryshme. Transporti rrugor, ishte i pamundshëm, për shumë shkaqe se fillimishtë nuk kishte makina për transportimin e mallit, nuk kishte kamion dhe mjete transportuese për njerëz, vetura ose autobus.

Gjithashtu vlen ti përmendi se rrugët ishin të tipit karavne, transporti bëhej me kuaj, mushka dhe gomer. Në shumë vende ku rrugët ishin më të rregulluara, transporti bahej me qerr kuajsh dhe qerre qesh. Rrugët ishin shumë primitive, të pamundshme të shfrytëzoheshin, gase nuk kishte ura, shenja komunikacioni, sigurime, Të gjitha punët kryheshi me kashfë, me samar.

Prandaj transporti hekurudhor ishte më i pranueshëm dhe më i kapshëm për atë kohë. Në fillim të shek. XX, filloi ndërtimi hekurudhor Shkup – Ohër – Strugë. Treni vinte prej Shkupit, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, pastaj vinte në Strugë. Por në fillim të shek.XX treni prej Struge vinte deri ë Fund të Dushkut, te Bafçet e Plakut përballë Tashmarunishtës. Aty ishte stacioni i fundit.

Aty kishte depo për grumbullimin e mallit për ngarkim dhe shkarkim të mallit. transportotetreni, Kjo hekurudhë funkcionoi deri gjatë luftë së dytë botërore, Deri në atë kohë treni, prej Struge kalonte nëpër disa fshatra Vranisht, Dobovjan dhe deri te fundi i dushkut, kjo kohë ishte deri nga vitit 1942/43. Gjatë kohës së okupimit të Italisë fashiste, popullata shqiptare dhe ajo slave treguan padëgjueshmëri, i shkulën të gjitha dërrasat e hekurit dhe i morën të gjitha binarët e hekurudhës. Popullata binarët e hekurudhës i përdornin për trarë shtëpie, kurse dërrasat për krijimin e dyshemës.

Treni Qiroja të cilin ashtu e quanin, popullata, hiqte disa vagona, të mbushura me mall dhe njerëz. Në Strugë treni erdhi deri më 1963 pastaj u ndal fare. Ngase ndërmarja e hekurudhave, për atë kohë ndërtoi vijën hekurudhore më moderrne prej Shkupi deri në Kërçovë. Hekurudha deri në Strugë nuk erdhi. Politika Jugosllave kishte për qëllimsi të bojkotimit të mos lidhjes me Shqipërinë. Në Strugë kishte dy vende ku ndalej treni, stacioni i vjetër i Autobusëve, përball liqenit te Kombinati i drurit. Kurse stacioni i dytë i trenit ishte te afër tregut të perimevce Strugë. Poashtu edhe aty kishte disa depo karakteristike, të cilat ishin deri vonë.

Treni Qiro dhe lokomotivat e tija. vazhdimishtë udhëtonin në drejtim: Shkup – Ohër – Strugë dhe e kundërta

Ky tren tani është tren muze në Kërçovë në stacionin e autobusëve, i cili në shenjë kujtimi, kujtohej prej popullatës që mbërrini të vozitej me te. Udhëtimi ishte shumë i ngadalshëm, Gjatë udhëtimit treni shpesh dilte prej binarëve.

Lokomotivisti dhe udhëtarët mundoheshin, që trenin rishtas ta këthejnë në binarë.

Axhe Memeti, poashtu edhe baba Xheviti tregonte se duke udhëtuar me tren shpeshherë zbritnim në vende ku kishte këthesa të forta dhe në kamb ja pritnim rrugën sidomos para Kërçovës.

Udhëtimi me tren Ishte i vështirtë, nuk ishte karrike, nuk kishte nxemje. Treni lokomotiven e vente në lëvizje duke djeg qymyr, ishte shumë primitiv. Kur udhëtarët udhëtonin deri në shkup, udhëtimin e banin më shumë se 15 deri 20 orë. Pastaj kur këtheheshin në shtëpi u vinte era e keqe, era qymyr. Në tesha dhe në fytyr kishin shtresa bloze dhe me hi.