Renditja e lisave më të lartë në botë në këtë listë është bërë sipas lartësisë së kampionëve të specieve, duke zgjedhur speciet e lisave për të cilët është vërtetuar se janë të lartë mbi 80 metra. Nuk përjashtohet mundësia që kjo listë të mos jetë përfundimtare.
Hyperion – Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Ky lis me lartësi prej 115.61metrash është lisi më i lartë i njohur në botë. Diametrin e ka 4.84 metra, ndersa vëllimin 502 m3. Në total në këtë vend ka më shumë se 500 lisa të këtij lloji që janë më të lartë se 103 metra.
Centurion – Australi, Tasmani. Lartësia 99.8 metra.Diametri 4.05 metra. Vëllimi 268 m3. Ka qenë të paktën 103 metra i lartë, por i është prishur maja.
Bredhi Doerner – Oregon, Shtetet e Bashkuara. Lartësia 99.4 metra. Diametri 3.54 m. Vëllimi 237 m3. Kohë më parë ishte 100.3 m i lartë.
Kulla e Ravenit – Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Thuhet se ky bredh 96.9 metra i lartë, është bredhi Sitka më i lartë në botë.
Lisi Barangay Alegria Toog – Filipine, Agusan del Sur. Lartësia 96.9 metra. DIametri 3.66 metra.Ky lis është i shenjtë për njerëzit Manobo.
Sekuoja e lartë gjigande –Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Kjo sekuojë është e lartë 94.9 metra.
Kalorësi i Bardhë – Australi, Tasmani. Lartësia 91.3 metra. Diametri 3.30 metra. Vëllimi 180 m3.
Neeminah Loggorale Meena – Australi, Tasmani. Lartësia 90.7 metra.Diametri 3.88 metra.Thuhet se disa lisa të këtij lloji kanë qenë të lartë deri në 101 metra.
Bredhi Fisnik në Goat Marsh – Shtetet e Bashkuara, Uashington. Ky lis i tharë është i lartë89.9 metra.
Klinki në Luginën Bulolo – Papua Guinea e Re, Morobe. Lartësia 88.9 metra.
Poko gergassi– Malajzi, Sabah -Lisi më i lartë i njohur i këtij lloji është 88.3 metra.
Hiri Alpin në Luginën Fiorentine – Australi, Tasmani. Lartësia 87.9 metra. Diametri 3.07 metra. Vëllimi 161 m3.