Lojtarët profesionistë të futbollit në të gjithë botën po arrijnë kufirin e lejueshmërisë së aktivitetit të tyre sportiv, për shkak të presionit të madh të lojës dhe ndeshjeve të shumta që po i zhvillojnë.
Vërejtjet vijnë nga një raport i “In Limit” nga FIFPRO.
Hulumtimi nga organizata, e cila përfaqëson lojtarët në të gjithë botën, thotë se disa yje po luajnë gati 80 lojëra në vit, përveç udhëtimit mijëra kilometërsh që bëjnë për të luajtur në arena ndërkombëtare.
“Për të përmbushur kërkesat e kalendarit të ndeshjes, lojtarëve u kërkohet vazhdimisht të luajnë jashtë kufirit të tyre, pa pushim të mjaftueshëm dhe rikuperim”, tha Theo van Seggelen, Sekretari i Përgjithshëm i FIFPRO.
“Kjo do të thotë që ata nuk mund të performojnë më së miri dhe, për më keq akoma, që disa po luftojnë krahas kufijve mendor dhe fizik. “Kërkimi shkencor konfirmon që shëndeti i lojtarëve më të mirë është në rrezik për shkak të orarit të mbingarkuar të ndeshjeve.”
Ylli i Tottenham, Heung-Min Son, luajti 78 ndeshje gjatë 12 muajve të fundit dhe udhëtoi afro 70,000 kilometra për të përfaqësuar Korenë e Jugut në Kupën Botërore FIFA, Lojërat Aziatike dhe në Kupën e Azisë.