
Rilindasi i madh shqiptar, Naim Frashëri, përveçse ka shkruar në gjuhën turke e greke, ka qenë edhe mjeshtër i madh dhe në gjuhën persiane.
Siç bën të ditur portal analitik pamfleti.com, vepra e tij lirike “Tehajjulat”, (Ëndërrimet, 1885) dhe gramatika e gjuhës persiane ka pasur jo pak jehonë. Për këtë arsye, poeti shqiptar kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë.
Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Naim Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.

