KORANI DHE LIQENI I OHRIT

KORANI DHE LIQENI I OHRIT

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka).
Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.
Emri shkencor i koranit eshte Salmo letnica.Eshtë një specie endemike e troftës në liqenin e Ohrit dhe lumin e Drinit të Zi, në Shqipëri dhe Maqedoni.Korani është një specialitet gatimi si në menutë shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. Peshkimi në vitet e fundit e ka rrezikuar deri zhdukjen e këtij peshku të rrallë endemik, megjithëse ekzistojnë nisma dhe janë organizuar shumë veprimtari nga të dyja palët për ruajtjen e koranit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndaluar peshkimin e koranit me ligj, që nga viti 2004 deri në 2014, ndërsa që prej vitit 2003, ligji mbi peshkimin në Shqipëri ndalon peshkimin vetëm gjatë periudhës së shumëzimit., por për pjesën tjetër të vitit nuk ka kufizime, çka nuk ka penguar peshkimin ilegal dhe mbipeshkimin.Korani gjendet i gdhendur në anën e pasme të monedhës maqedonase 2 Denarëshe, të lëshuar në vitin 1993.