
Facebook konfirmoi se po ndryshon emrin e dy aplikacioneve më të njohura, Instagram dhe WhatsApp, për të shfaqur më mirë pronësinë e tij ndaj aplikacioneve. Së shpejti, Instagram do të njihet si “Instagram nga Facebook” ndërsa WhatsApp do të bëhet “WhatsApp nga Facebook”.
Përpjekja për ridizajnim u konfirmua nga përfaqësuesit e Facebook. “Ne duam të jemi më të qartë në lidhje me produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook”, tha një zëdhënës për mediat amerikane.
Sipas këtyre njoftimeve, emri i aplikacionit do të qëndrojë i njëjtë në ekranin tuaj, e megjithatë emrat e tyre do të ndryshojnë në App Store.