
BESËTYTNI
Populli shqiptar ashtu si gjithë popujt e tjerë beson në besëtytni. Një nga besëtytnitë më të bukura pa dyshim është se: Lejleku e sjell foshnjën nëpër oxhak..!
Bestytnina “Lejleku e sjell foshnjën nga oxhaku” është mjatë e lashtë. Këtë bestytni e morën me vete arbëreshët që në kohën e Skënderbeut dhe është e përhapur kudo që gjenden arbëreshët.
Këtë besëtytni e ka edhe populli amerikan. Nuk dihet saktësisht në e sollën nga Anglia, Gjermania, Spanja etj., apo këtë besëtytni e gjetën te popujt indigjen të Amerikës..!
Meqë në Nju Xherzi nuk kam parë lejlekë, bestytninë duhet ta kenë sjellur me vete nga Evropa.
Fotografinë që e shikoni, e kam bërë para një spitali të njohu amerikan në Nju Xherzi, te reparti i gjinekologjisë.
Lejleku më solli një stërmbesë.
B.A.

