
Një burrë, i tha një ditë Pikasos:”Mesa shoh unë, ti s’ke fare haber nga pikturat. Të rroftë nami e fama. Pse pikturë është të bësh ca viza kot e më koti me ngjyra pa lidhje fare?!”
Pa folur fare, Pikaso mori penelin dhe vizatoi mbi tokë një kokërr gruri. Aq e vërtetë dukej ajo kokërr, saqë një pulë u afrua dhe u përpoq ta hante.
Atëherë, burri në fjalë u mrekullua nga mjeshtria e Pikasos dhe i tha:”Po përse bën piktura të çuditshme, ndërkohë që pikturoke kaq bukur?!”
Pikaso iu përgjigj me ironi:”Sepse unë nuk pikturoj për pulat i dashur!”