Unë, banori i udhëkryqeve…
Jam banor i udhëkryqeve
Unë, udhëkryqeve që fle
Prej udhëkryqesh kam dashurinë
Prej udhëkryqesh kam din e fè…
S’kam këmb’ altarit t’i afrohem
As duar të bëj lutje s’kam
Kam dashurinë prej udhëkryqesh
Unë, udhëkryqeve që flas…
Askush nuk dua të më dojë
Askush të më dashurojë s’dua
Edhe Zotit kur i lutem
Më mjaftojnë duart e saj…