
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila kohëve të fundi është protagonistja kryesore e zhvillimeve aktuale në Maqedoninë e Veriut raportohet se këtyre ditëve është parë në plazhet e bregdetit grek, derisa emri i saj po lakohet lidhur me rastin “Zhvatja”, që ka të bëjë me shantazhimin dhe marrjen e 1.5 milionë euro nga një biznesmen i dyshuar nga Prokuroria Speciale, Janeva po freskohet në bregdetin e shtetit fqinj.
Fotografia është dërguar nga një qytetar deri tek redaksia e “kanal 5”.
Deri tani kryeprokurorja Janeva nuk është deklaruar lidhur me këtë foto të publikuar, se qëndron apo jo për pushime në Greqi.