Libri sërish bashkon në Strugë

Alide Lloga Dika
02 gusht 2019, Strugë

Dielli kishte filluar t’i thoshte fjalët e fundit për ditën e sotme dhe t’ia hap rrugën natës. Dhe ashtu nata si nuse e re ndrinte anekënd qytetit strugan, por mbi të gjitha sonte më shumë se dielli e më shumë se hëna ndriçuan vajzat e klubit të “BALKAN BOOK CLUB”.

“Çdo rrugë të çon në Strugë” dhe, pra sonte buzdrinit në “Poshka Teatër” u mblodhën për të tretën herë radhazi ato që e duan librin, që e kanë bërë pjesë të pandashme të jetës së tyre, sepse libri ka shpirt e të jep shpirt. Një takim tepër modest me një prezantim të shkëlqyer të Olsa Poshkës e bëri edhe më madhështor këtë takim. Këtë takim e përshëndeten edhe zotëri Fejzi Bojku dhe zonja Puntorie Muça Ziba, si dhe themelueset e klubeve të ndryshme brenda dhe jasht vendit tonë. Një meritë për këtë takim padyshim se ka zonja Afërdita Volina, e cila njiherit është edhe themeluesja e këtij klubi.


Poezia është asgjëja për të cilën kemi shumë nevoj, kjo porosi u përcoll edhe sonte nga pjesmarrëset, ku me interpretimet e tyre ditën t’i japin shpirt poezisë dhe ta gjallërojnë vargun me zërin e tyre.