

Një grup luftëtarësh sulmuan një fshat, ku mes shumë robinjave, ishte dhe një vajzë shumë e bukur, të cilën ia dërguan si dhuratë komandantit të tyre.
Kur e pa komandanti gati la mendtë pas saj dhe e kërkoi menjëherë ta ndjekë drejt shatores së tij, por vajza ndërhyri dhe i tha:”Prit pak se kam një marifet që e kam mësuar nga vajzat e tjera, e që nuk vlen të aplikohet veçse nga një vajzë e dëlirē si puna ime.”
“E çfarë qenka ky marifet?!” pyeti komandanti.
Vajza vazhdoi:”Është një vaj me të cilin nëse lyhet luftëtarët nuk e shpon shpata e heshta trupat e tyre. Meqë ju jeni luftëtar, besoj se do u lipset kurdo që ta shihni veten në betejë.”
Komandati pyeti:”E si ta besoj këtë unë?”
Vajza mori vajin menjëherë dhe duke ia drejtuar i tha:”Lyeni qafën tuaj me këtë vaj dhe më jepni shpatën t’ua vërtetoj!”
Komandati u step dhe i tha:”Jo, në asnjë mënyrë. Më mirë ta provojmë me qafën tuaj. Lyeje qafën dhe unë të godas me shpatë.”
Vajza buzëqeshi dhe menjëherë leu qafën e saj me vajin çudibërës, pastaj u ul në gjunjë dhe zgjati qafën fort, duke i thënë:”Godite me sa fuqi ke që ta shohësh me sytë e tu efektin e vajit!”
Ashtu bëri.
Koka e vajzës u nda nga trupi.